LAJMI I FUNDIT:

Festa e flamurit dhe çështja e pazgjidhur shqiptare!

Edhe ky vit, i gjeti shqiptarët të ndarë, edhe përkundër disa zhvillimeve, veçanërisht në disa segmente të saj. I gjeti të pamobilizuar, pa një strategji konkrete të ndërtuar, për t’i shfrytëzuar rrethanat e kohës, për t’iu qasur seriozisht realizimit të aspiratës shekullore për të jetuar të bashkuar.

Shqiptarët duhet të ecin nëpër një proces të konsolidimit të brendshëm kombëtar. Kjo nuk është vetëm detyrë, por është edhe një borxh kombëtar, të cilin ende nuk e kanë paguar. Prandaj, angazhimi i tyre për ta shtruar çështjen shqiptare si një dhe të bashkuar, duhet të bëhet kryefjalë e mendimit politik të tyre sot. Ata gjithnjë e më shumë duhet të përhapin qëndrimin se nuk kanë pretendime përtej hapësirës së tyre etnike, po sikurse që duhet të përhapin të vërtetën se ata dje, në të vërtetë, festuan një ëndërr, e jo një realitet, sepse Konferenca e Londrës (1913) për shtet shqiptar njohu Shqipërinë aktuale, ndërsa shqiptarët e tjerë dhe tokat e tjera shqiptare i përdori ose “për të formuar shtete artificiale”, si Maqedonia dhe Mali i Zi, ose “për të zgjeruar të tjera”, si Serbia dhe Greqia. Prandaj, përgjatë afro një shekulli, shqiptarët “festojnë” ditën e shtetit shqiptar, kombëtarisht të cunguar.


Çka i ndanë dhe çka i bashkon shqiptarët?

Shqiptarët, si çdo popull tjetër i botës, i kanë të mirat dhe të këqijat e tyre. Ata posedojnë vese pozitive dhe negative. Kanë baticat dhe zbaticat e tyre historike dhe të përditshme. Kanë plotë virtyte njerëzore dhe përplot të meta e veprime ç’njerëzore. Shqiptarët i ndajnë:

1. Ideologjitë – Shqiptarët nuk munden dhe nuk bëjnë përjashtim nga ekzistimi i pluralizmit të ideve dhe ideologjive. Rreshtimi i shqiptarëve në disa ideologji nuk është tragjedi, por një fenomen i natyrshëm, nga i cili nuk mund të shmangen. Pretendimi dhe tendenca për dominim vetëm të një ideologjie mbi të tjerat do të na çonte në një luftë civile, në vëllavrasje dhe në diktaturë.

2. Karrierizmi – Shqiptarët i ndanë edhe karrierizmi. Në pjesë të caktuara të kombit tonë disa lider politik janë aq egoistë e të pangopur me pushtet, sa që ata janë në gjendje që ta dëmtojnë shoqërinë dhe çështjen kombëtare shqiptare, për hirë të ruajtjes së privilegjeve të tyre dhe pozitës politike apo shtetërore.

3. Mostoleranca, inati, urrejtja,… Ne, shqiptarëve, na ndanë edhe mostoleranca, inati, kokëfortësia, urrejtja ndaj njëri-tjetrit, etj. Ne, nga natyra jemi shumë temperamentë dhe nervozë. Nxehemi e hidhërohemi shpejtë, por ftohemi dhe pajtohemi shumë ngadalë. S’jemi tolerantë ndaj njëri-tjetrit dhe ngulim këmbë edhe atëherë kur nuk e kemi drejt. Por, si inatçorë që jemi, as shohim dhe as dëgjojmë!

4. Lokalizmi dhe krahinarizmi – Kjo është plaga më e madhe, më e përgjakur dhe më vdekjeprurëse e kombit shqiptar! Pra, ndarja lokaliste, bajraktariste, fisnore, klanore dhe krahinore e shqiptarëve është ndër shekuj dhe mijëvjeçarë. Këtë plagë e kemi trashëgim (mjerisht) që nga paraardhësit tanë antikë pellazgo-ilirët.

Çka i bashkon shqiptarët?

1. Gjaku dhe gjuha – Shqiptarët i ndajnë shumë gjëra, por mbi të gjitha ata i bashkon gjaku dhe gjuha e tyre. I bashkon etnogjeneza e tyre e përbashkët. I bashkon trungu i fortë antik pellazgo-ilir. I bashkojnë gjenet e njëjta dhe formimi i tyre psiqik e shpirtëror, që e ka burimin nga parahistoria njerëzore. I bashkon arti dhe kultura e njëjtë. I bashkon gjuha e unifikuar letrare dhe alfabeti i përbashkët latin. I bashkon emri Shqipëri dhe shqiptar. I bashkon kombi shqiptar.

2. Besa dhe burrëria – Shqiptarët, përveç tjerash, i bashkon edhe Besa dhe Burrëria e tyre e fortë, unike dhe legjendare. Besa dhe burrëria e shquajnë kombin tonë nga kombet tjera.

3. Arti dhe kultura – Shqiptarët i bashkon edhe arti e kultura e tyre e lashtë dhe e re. Arti dhe kultura e tyre e zhvilluar, autentike dhe origjinale. Një art dhe kulturë e pastër, e qytetëruar e humaniste

4. Atdheu – Përveç gjakut e gjuhës, besës e burrërisë, artit e kulturës,…, shqiptarët mbi të gjitha i bashkon atdheu i tyre i shenjtë – Shqipëria. Shqiptari, që kur s’mbahet mend, ka pasur një nderim dhe dashuri hyjnore për tokën e tij, për atdheun e tij: Ilirinë – Arbërinë – Shqipërinë.

Kombi shqiptar dhe Integrimi Evropian!

Në kuadër të integrimit evropian, kombi shqiptar përbën një komb, që nga gjeopolitika evropiane dhe politika e Tiranës dhe Prishtinës është pranuar që të shkohet në Evropën e bashkuar, jo si një bashkësi kombëtare, por i copëtuar: me shtetin aktual të Shqipërisë më vete, me Kosovën shtet më vete, me shqiptarët e Maqedonisë si pjesë e shtetit Maqedonas, me shqiptarët e Luginës së Preshevës në përbërje të shtetit të Serbisë, me shqiptarët e Malit të Zi si pjesë e shtetit të Malit të Zi etj.

Ky konfiguracion gjeografik i kombit shqiptar përbën edhe ndryshimin më të madh në raport me shtetet e tjera në rajon dhe anëtarët ose kandidatët e tjerë të Bashkimit Evropian. Me rënien e Murit të Berlinit, Gjermania Lindore u bashkua me Gjermaninë Perëndimore pa asnjë pengesë dhe në Bashkimin Evropian përbëjnë një bashkësi të caktuar kombëtare me një shtet të vetëm, të përbashkët. Askush nuk i akuzoi dy Gjermanitë se dëshironin të krijonin “Gjermaninë e Madhe”, edhe pse ndarja e Gjermanisë ishte realizuar nga sanksionet e Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa çështja kombëtare shqiptare kërkohet të zgjidhet me kritere të tjera, që nuk i janë kërkuar asnjë vendi dhe kombi tjetër evropian.

Aktualisht kombi shqiptar ndodhet përballë dy sfidave të mëdha historike: integrimi ndërshqiptar dhe integrimi në Bashkimin Evropian. Nëse Shqipëria do të ishte një shtet i fuqishëm dhe do të kishte mbështetjen e nevojshme ndërkombëtare, ajo fillimisht do të zgjidhte sfidën e parë: integrimin ndërshqiptar, pra bashkimin e trojeve shqiptare, shuarjen e kufijve ndërshqiptarë dhe krijimin e shtetit-komb shqiptar. Kjo zgjidhje do të përputhej edhe me konceptin e Evropës, e cila për vete kërkon krijimin ose rikrijimin e shteteve kombëtare, ashtu siç mbështeti edhe krijimin e shteteve të reja kombëtare nga shtetet shumëkombëshe, siç ishte rasti i krijimit të shtetit të Kroacisë, Sllovenisë, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës nga Federata e Jugosllavisë, Çekisë dhe Sllovakisë nga Çekosllovakia, apo bashkimin e shteteve të të njëjtit komb, siç u veprua me Gjermaninë etj.

Ndërsa shqiptarët nga skenarët e Evropës së vjetër vazhdojnë të jetojnë ende të ndarë në gjashtë njësi të ndryshme politiko-shtetërore dhe sipas zhvillimeve, me vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njëra prej tyre krijoi një shtet tjetër të kombit shqiptar: shtetin e Kosovës, në kufijtë Verilindor me Shqipërinë.

Shqipëria është një vend i vogël dhe me peshë të pamjaftueshme për të qenë një aktor i fuqishëm për zgjidhjen e çështjes kombëtare. Por, ajo nuk ka punuar në krijimin e një institucioni mbarëkombëtar për të përcaktuar rrugët e zgjidhjeve bashkëkohore, sipas së drejtës ndërkombëtare dhe nëpërmjet një politike dhe diplomacie aktive të përbashkët dhe t’u bëhej e qartë të gjitha organizmave ndërkombëtare e vërteta historike.

Formula e Evropës është “Evropa e Bashkuar e Kombeve” dhe jo “Evropa e Bashkuar e Qytetarëve”. Pra, këtu ndodhemi përballë një koncepti, i cili ndryshe zbatohet për vendet e mëdha dhe të fuqishme dhe ndryshe për vendet e vogla dhe veçanërisht të pazhvilluara. Pra, popujt edhe në Evropë, në njëfarë mase janë ndarë me klasa. Propaganda e shfrenuar e disa politikanëve shqiptarë e ka ç’orientuar mendimin kombëtar të shqiptarëve dhe në kuadrin e globalizmit dhe integrimit evropian ka krijuar mendimin se integrimet rajonale dhe evropiane janë më të rëndësishme sesa integrimi paraprak ndërshqiptar.

Të dy këto integrime janë të lidhura dhe të ndërvarura nga njëra-tjetra. Prandaj vendosja e parimeve të Shengenit midis të gjitha pjesëve të kombit shqiptar duhet të realizohet sa më parë. Kjo është një strategji që, nëse do të hartohet dhe zbatohet siç i kanë vendet evropiane midis tyre, përbën një rrugë shumë të mirë të integrimit ndërshqiptar, përpara integrimit në Bashkimin Evropian. Pra, shqiptarët midis tyre duhet të heqin kufijtë e lëvizjes së njerëzve, kapitaleve, doganave, tatimeve etj.

Porosia për shqiptarët!

Kohët po ndryshojnë, edhe shqiptarët duhet të ndryshojnë, në vend të ëndrrës duhet t’i kthehen realitetit. Kritika konstruktive sot duhet të funksionojë brenda mendimit shqiptar, kundër termave çoroditëse mbi “Shqipërinë e Madhe, të Vogël, Etnike, Londineze, Natyrale” etj, të cilat çojnë në lojën dinake të teorive ç’kombëtarizuese mbi shqiptarët e “Megalidhesë” dhe “Naçertanias”. Në këtë hapësirë jeton një komb i lashtë nën emrin SHQIPËRI dhe me këtë gjuhë duhet të flitet kudo dhe kurdoherë. Politika e bashkimit kombëtar, për asnjë komb tjetër nuk është quajtur dhe nuk quhet “shtetomadhe”, përveç se për shqiptarët.

Edhe ky 28 Nëntor u dërgon një porosi shqiptarëve: që të angazhohen për krijimin e kushteve për t’u bashkuar me një zë: si një popull dhe si një komb, në kohën kur ata, nga njëra anë, po rriten si popull dhe, nga ana tjetër, po tkurren si komb, bashkë me vërejtjen se duhet të jenë të ndërgjegjshëm për ndërlikueshmërinë e proceseve politike që po zhvillohen në hapësirën shqiptare; për ndërlikueshmërinë e shkaqeve që shkaktojnë ato procese dhe për ndërlikueshmërinë e veprimeve që duhen të ndërmerren.

E ardhmja e Shqipërisë nuk mund të parashikohet kurrë sot për nesër, por sot e për një shekull në të ardhmen e saj. Një popull, që di të ruajë kujtesën historike, që di ta krijojë dhe forcojë ndërgjegjen historike, ta konsolidojë atë, që di ta shkruajë mirë atë, që di ta bëjë pjesë të formimit dhe të edukimit atdhetar të ndërgjegjes së kombit të vet, ai njeh “alfën” e filozofisë së qenies dhe të jetës së tij, ai di të respektojë dhe të mbajë një qëndrim modern ndaj ndjenjave dhe aspiratave të tij.

Është koha që kombi shqiptar të lëvizë në mënyrë aktive drejt vlerave të identitetit të tij kombëtar. Për të gjithë shqiptarët, atdheu është një “Shqipëria”, dhe atë të gjithë ne duhet ta duam, jo se nesër mund të bëhet 9 milion, por sepse është vendi i shqiptarëve.

Në trend

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori