LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli mposht Dritën dhe vazhdon kryesimin

Feronikeli mposht Dritën dhe vazhdon kryesimin
(Foto: feronikelifc.com)

Feronikeli ka regjistruar fitore shumë të rëndësishme (4-1) kundër Dritës në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, e vlefshme për javën e 31-të në Ipko Superligën së Kosovës në futboll.

Vendasit e kërkuan golin që nga fillimi i ndeshjes, ndërsa rezultati u zhbllokua në minutën e 33-të kur Kastriot Rexha pranoi një top brenda zonës dhe realizoi.

Me epërsi minimale u mbyll pjesa e parë, ndërsa me të nisur gjysma e dytë, Jean Carioca e dyfishoi epërsinë (47′).


Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës

Drita u kthye në lojë me golin e Filonit Shaqirit, i cili realizoi me një goditje nga largësia (63′). Megjtihatë, me golin e dytë personal, Kastriot Rexha e riktheu avantazhin prej dy golash.

Për ta vulosur fitoren dhe rezultatin përfundimtar u kujdes Mendurim Hoti, i cili e shfrytëzoi një gabim të fazës defensive të ekipit kundërshtar për ta shënuar golin e katër (84′).

Me këtë triumf, Feronikeli vazhdon kryesimin e Ipko Spuerligës së Kosovës në futboll me 74 pikë të arkëtuara, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit.

Kampioni i edicionit të kaluar, Drita, mbetet në pozitën e katërt në tabelë me 48 pikë të arkëtuara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori