LAJMI I FUNDIT:

Ferizajt i bien te hyrat vetanake për shkak të faljes së borxheve

Ferizajt i bien te hyrat vetanake për shkak të faljes së borxheve

Ligji për faljen e borxheve ka ndikuar në inkasimin e të hyrave në komunën e Ferizajt. Shifrat flasin se të hyrat brenda këtij dhjetëmujori kanë shënuar rënie në masën 20 për qind. Zyrtarë komunal këtë e lidhin me ligjin e faljeve të borxheve, i cili sipas tyre ka ndikuar në këtë trend të të hyrave, ndërsa në anën tjetër shoqëria civile kërkon nga autoritetet që të gjejnë forma që inkasimi të realizohet sipas planifikimit.

Bazuar në shifra mësohet se brenda kësaj periudhe kalendarike, përqindja nga të hyrat është ende në nivelin 56.37 për qind.

“Pas paralajmërimeve për falje të borxheve, inkasimi i të hyrave të përgjithësi e veçanërisht ato nga tatimi në pronë kanë shënuar rënie. Në disa kategori kemi pasur edhe rritje krahasuar me planifikimin siç janë taksat e bizneseve. Ajo që është më shqetësuese është tek të hyrat e tatimit në pronë ku ende është inaksimi gati 51 për qind e planifikimit”, thotë Lirie Syla drejtoreshë për Buxhet dhe Financa.


Edhe shoqëria civile është shprehur e shqetësuar me këtë rënie e cila sipas tyre do të ndikoj në projektet e viti të ardhshëm. Arbër Kadriu nga OJQ INPO bën thirrje që të gjenden mënyra për plotësimin e këtij vakumi financiar.

“Rënia e të hyrave vetanake në Komunën e Ferizajt paraqet shqetësim për financat publike në Komunën e Ferizajt duke qenë se një përqindje e ulët e inkasimit të të hyrave mund të ndikojë numrin më të madh të projekteve dhe investimeve kapitale për vitin 2016. Kjo për arsye se janë të hyrat vetanake ato të cilat komunat janë të pavarura nga niveli qendror për t’u menaxhuar konform kërkesave të Komunës së Ferizajt”, ka thënë Kadriu

Ndryshe, me gjithë trendin negativ të shënuar këtë vit sa i përket të hyrave komunale, zyrtarët thonë se nisja e aplikim të faljes së borxheve në rast të pagesave pas vitit 2008 do të sjellë përmbushjen e planit.

“Ka qytetarë të interesuar të shlyejnë borxhet në bazë të ligjit për falje, andaj ne po shpresojmë që me angazhimin tonë dhe sensibilizimin e qytetarëve të arrijmë të përmbushim e ndoshta edhe ta tejkalojmë planin të hyrave”, ka thënë drejtoresha Syla.

Pavarësisht kësaj,nuk ka ndonjë shifër zyrtare për shumën se sa qytetarët i kanë komunës borxhe nga të hyrat vetanake. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kalo në kategori