LAJMI I FUNDIT:

Feith, kujdes në menaxhimin e fondit të privatizimit

Feith, kujdes në menaxhimin e fondit të privatizimit

Pas vendimit të Bordit të Agjencisë së Privatizimit për kthimin e fondit të privatizimit në Kosovë, shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Pieter Feith tha se ky fond duhet të investohet në mënyrë të sigurt, me kamata të ulëta dhe me shkallë të ulët rreziku. Janë 430 milion euro në fondin e privatizimit.

“Kjo rregull është shumë e rëndësishme, sepse mbron fondet e privatizimit nga ekspozimi i lartë dhe joadekuat ndaj rreziqeve të tregut dhe ka për qëllim që të ruajë interesat e përfituesve kryesorë nga fondi, që janë kreditorët dhe pronarët e ndërmarrjeve shoqërore (NSh) si dhe buxheti i Kosovës. AKP-ja duhet që gjithmonë t’i përmbahet kësaj rregulle shumë të qartë dhe të thjeshtë, ndërsa unë do ta monitoroj nga afër respektimin e saj”, tha Feith.

Sipas tij deri me tani këto rregulla janë respektuar gjatë investimit të fondeve dhe kjo ka shmangur humbjet që shkaktohen nga luhatjet e tregut.

Aktualisht Bordi i AKP-së ka vendosur per kthimin e fondit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, në vlerë prej mbi 430 milionë euro.


Hyrja e kësaj shumë në tregun e bankave komerciale do të ishte një infuzion i mirë për ekonominë e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Kalo në kategori