LAJMI I FUNDIT:

Federata Franceze shqipton shumë dënime pas përleshjeve në ndeshjen mes Nice dhe Marseille në Ligue 1

Federata Franceze shqipton shumë dënime pas përleshjeve në ndeshjen mes Nice dhe Marseille në Ligue 1

Ligue 1 ka vendosur heqjen e dy pikëve për vendasit Nice për shkak të skenave të dhunshme që dëmtuan përplasjen e tyre me Marseille në muajin gusht, ndërsa pa dënime nuk kanë mbetur as mysafirët.

Ndeshja midis dy klubeve u pezullua kur tifozët e Nice pushtuan fushën dhe u përleshën fizikisht me lojtarët dhe stafin e klubit të Marseille.

Vendasit janë goditur më shumë nga vendimi i fundit disiplinor i LFP, por disa përfaqësues të Marseille gjithashtu përballen me sanksione, me ndeshjen që do të luhet përsëri me dyer të mbyllura.


Skena të rralla: Shpërthen dhuna në takimin mes Nices dhe Marseilles - Payet konfrontohet me tifozët kundërshtarë
Lexo po ashtu Skena të rralla: Shpërthen dhuna në takimin mes Nices dhe Marseilles - Payet konfrontohet me tifozët kundërshtarë

“Duke u takuar këtë të mërkurë, Komisioni Disiplinor i LFP vendosi mbi incidentet që shënuan ndeshjen e javës së tretë të Ligue 1 midis Nice dhe Marseille”.

“Pas leximit të raportit të hetimit në prani të dy klubeve, Komisioni vendosi të ri-zhvillojë ndeshjen në një fushë neutrale. Përveç kësaj, u vendosen dy pika dënimi për Nice, duke përfshirë një pikë pezullimi”.

Komisioni gjithashtu vendosi t’i dënoj edhe dy lojtarë të Marseille dhe fizioterapeutin e ekipit.

Pritet vendimi i ashpër për Nicen dhe Marseillen pas skenave të shëmtuara mes tifozëve dhe lojtarëve
Lexo po ashtu Pritet vendimi i ashpër për Nicen dhe Marseillen pas skenave të shëmtuara mes tifozëve dhe lojtarëve

“Lidhur me lojtarët, mbrojtësi Alvaro Gonzalez mori dy ndeshje pezullim. Sa i përket shokut të tij të ekipit Dimitri Payet, ai u sanksionua me një ndeshje pezullim”, thuhet në njoftimin e Komisionit Disiplinor.

Ndërkohë, Pablo Fernandez, pjesë e stafit të Jorge Sampaolit, i cili tashmë ishte pezulluar nga LFP pasi u filmua duke goditur një tifoz të Nicës, është i ndaluar nga të gjitha aktivitetet e Ligue 1 për gjithë pjesën tjetër të sezonit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori