LAJMI I FUNDIT:

Federal Reserve: Kriza edhe në 2009-ën

Federal Reserve: Kriza edhe në 2009-ën

Kriza financiare globale do të frenojë ekonominë amerikane edhe në vitin 2009. Kokluzioni është nxjerrë nga kreu i Federal Reserve, Ben Bernanke.

Sipas tij, ndërhyrja e paprecedent që mori Departamenti amerikan i Thesarit dhe FED është bërë në kohë për të parandaluar dëmtimet e pariparueshme tek institucionet financiare.

Bernanke në një takim me liderët amerikanë të biznesit, bëri të ditur se FED ka përgatitur një program për të ndihmuar në kohë sa më të shkurtër bizneset. Por në New York, këto deklarata nuk patën reflektimin e duhur.

“Dow Jones” u mbyll me një humbje prej 500 pikësh, “Nasdaq” dhe “S&P 500” pësuan të njëjtën rënie me 5.75 për qind.


Ndërhyrja e fundit e FED erdhi pas miratimit të planit financiar të shpëtimit prej 700 miliardë dollarësh.