FC Prishtina është ankuar për gjykimin në dy ndeshjet e fundit në Superligë në vendimet e gjyqtarëve.
Prishtina mori dy kartonë të kuq, në secilin ndeshje nga një.
“Pas presioneve të shumta kohëve të fundit kundër Klubit të futbollit Prishtina dhe ngjarjeve në dy ndeshjet e fundit kampionale, atë me Llapin dhe sot me Feronikelin, jemi të detyruar që të reagojmë, sepse gjykimi në këtë fazë të kampionatit ndaj klubit tonë është i papranueshëm dhe tejet tendencioz. Ndaj lojtarëve të klubit tonë shqiptohen masa të rrepta, si nga ana e gjyqtarëve, ashtu edhe komisionit të garave”.
Më tutje Prishtina reagon për referimin në ndeshjen ndaj Llapit, të cilën e humbi me rezultat prej 0-1.
“Në ndeshjen me Llapin, në ndërhyrjen e palejuar pa top ndaj Mankendës, nuk iniciohet procedurë nga komisioni ndaj Benjamin Eminit e as në ndeshje nuk ndëshkohet me karton të kuq edhe pse ndërhyrja bëhet para gjyqtarit kryesor dhe atij të katërt. Iniciohet procedurë ndaj reagimit instiktiv të lojtarit tonë Khalid, i cili paraprakisht goditet nga mbrojtësi i Llapit Bujar Idrizi. Të dy lojtarët nuk ndëshkohen nga ana e gjyqtarit me kartonë të kuq, por komisioni i garave inicion procedurë ndaj futbollistit tonë dhe e suspendon për ndeshjen e sotme”, thuhet në komunikatë.
Më tutje thuhet se në të njëjtën ndeshje nuk pranohet gol i rregullt i Prishtinës, si dhe nuk gjykohet penallti e pastër në Mankendën edhe pse ishte tërhequr me të dy duart nga futbollisti kundërshtar, çka e nisin krejt incidentin dhe reagimin e lojtarëve të Prishtinës.
Duhet theksuar, shton Prishtina, se sipas informacioneve që ka klubi, gjyqtari merr notë të dobët dhe suspendohet, por klubi jonë dëmtohet rënd dhe jo vetëm këtë herë.
“Edhe përkundër incidenteve në ndeshjen e kaluar, komisioni për caktimin e gjyqtarëve dhe kryetari i këtij komisioni që është nga Podujeva, Ruzhdi Breznica, nuk e sheh të rrugës që në një derbi përcaktues për titull ta gjykojnë gjyqtarët me stemën e FIFA-s. Prishtinës pothuajse asnjëherë nuk i gjykojnë gjyqtarët e FIFA-s. Prishtina sot u dëmtua rëndë. Prishtina u ndëshkua me katër kartonë të verdhë. Të gjitha ishin ndërhyrje të para. Futbollisti ynë Boshnjaku jo që nuk ishte faull, por paraprakisht ishte i fauluar, gjyqtari nuk e ndali ndërhyrjen ndaj tij, por e sanksionoi ndërhyrjen e pastajme të Boshnjakut”.
“Me fillimin e pjesës së dytë, Boshnjaku u ndëshkua sërish. Ishte vetëm ndërhyrja e tij e dytë në ndeshje, thotë Prishtina, që shton se, “kur futbollisti ynë ndodhej përball portës së zbrazët të kundërshtarit, futbollisti mysafir ishte lojtar i fundit dhe nuk u ndëshkua me karton të kuq – ashtu siç e precizon rregullat e lojës së futbollit”.
“Kjo ishte hera e dytë që kundër pretendentit të njëjtë në dy ndeshjet nga i njëjti gjyqtar të mbesim lehtësisht me një futbollistë më pak në fushë. Pyesim, i kujt është ky projekti kundër FC Prishtinës? Pyesim, kush janë këta njerëz që në këtë mënyrë duan të ndalin Prishtinën në këto lloj formash? Si është e mundur që vetëm Prishtinës nuk mund t’i gjykojnë gjyqtarët me stemë të FIFA-s? Si është e mundur që Prishtinës i gjykojnë kryesisht vetëm gjyqtarët nga Regjioni i Mitrovicës? Një “1-sh” i gjyqtarit nga ana e komisionit të gjyqtarëve a mund t’i kompensoj milionat e derdhur nga klubi? Kërkojmë nga kryetari i FFK-s, Agim Ademi, Komitetit Ekzekutiv, Sekretarit gjeneral, që urgjent të marrin masa ndaj njerëzve të cilët thirren në emër të Federatës së futbollit të Kosovës dhe t’i përjashtojnë nga FFK dhe të parandalojnë këtë projekte të rrezikshëm e bizar ndaj klubit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit Prishtina.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Nuk ka rëndësi ku luajmë në Liverpool apo në Paris, qëllimi është fitorja” – Kvaratskhelia beson në kualifikimin e PSG-së

Pse makinat e Formula 1 duken sikur dikush u ka hedhur bojë gjatë testimit?

Bërthama e besnikëve: Si po përpiqet Thiago Motta të ndryshojë fatin e Juventusit

Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa