Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Komuna e Prizrenit kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për zhvillimin e programit të kategorive të reja edhe në këtë qytet të Kosovës.
FBK përmes faqes zyrtare ka bërë të ditur se ky Memorandum Bashkëpunimi ka për qëllim sigurimin e kushteve sa më të mira për zhvillim të basketbollit ndër kategori të reja në Komunën e Prizrenit, me përkrahjen e Komunës, FBK-së dhe KB Bashkimit, transmeton Koha.net.
Komuna ka marr përsipër sigurimin e palestrës sportive çdo ditë nga 5 orë në ditë, duke përfshirë këtu të dyja konkurrencat, meshkuj dhe femra.
Në anën tjetër KB Bashkimi ka marr përsipër angazhimin dhe kompensimin e dy trajnerëve të shkollës së basketbollit, të cilët do të punojnë në bazë të programeve të FBK-së.
Ndërkaq FBK ka marr përsipër mbikëqyrjen e punës së shkollës së basketbollit, nëpërmjet koordinatorit të FBK-së për kategori të reja, Chris Dial.
Memorandumi i Bashkëpunimit është nënshkruar nga kryetari i FBK-së, Erolld Belegu dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.
FBK është shumë e entuziazmuar me përkrahjen e Komunës së Prizrenit për këtë projekt, i cili për federatën dhe basketbollin kosovar në përgjithësi do të thotë shumë duke e marr parasysh faktin se gjeneratat e reja janë prioritet për FBK-në.
“Pas disa qyteteve tashmë radha i erdhi edhe Komunës së Prizrenit për t’u bërë pjesë e programit tonë për zhvillimin e basketbollit ndër gjenerata të reja. Ne jemi shumë të lumtur dhe të kënaqur që kemi hasur në bashkëpunim të mirë të Komunës së Prizrenit, por edhe të klubit të Bashkimit, pasi vetëm kështu mund të kemi një të ardhme të ndritur të basketbollit për kategoritë e reja, duke përfshirë këtu djemtë dhe vajzat tona të reja. Në të njëjtën kohë ky program do të jetë i mirëseardhur edhe për trajnerët, sepse ata do të kenë rastin të mësojnë shumë nga trajneri amerikan, Chris Dial, i cili tashmë përvojën e tij e ka bartur në disa qytete të Kosovës dhe të gjithë trajnerët janë ndarë të kënaqur me punën që ai është duke e bërë në këto vende”, ka thënë Leart Hoxha, sekretar i përgjithshëm i FBK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës