LAJMI I FUNDIT:

Fazliji për ndeshjen me Greqinë: Në shtëpi duhet të luajmë me guxim

Fazliji për ndeshjen me Greqinë: Në shtëpi duhet të luajmë me guxim

Betim Fazliji që luajti në mesfushë ndaj Qipros ka thënë se në ndeshjen kundër grekëve duhet angazhim dhe lojë shumë më e mirë.

Sipas tij ndeshja në shtëpi duhet të fitohet, pasi do ta kenë përkrahjen e madhe të tifozëve.

“E rëndësishme ka qenë të fitojmë ndeshjen e parë kundër Qipros. E dimë se në pjesën e parë nuk kemi arritur të luajmë siç dimë ne të luajmë si kombëtare dhe çfarë potenciali kemi, por në pjesën e dytë e kemi treguar fytyrën tonë të vërtetë, ku kemi hyrë me më shumë vetëbesim dhe më shumë guxim”.


“Brenda 20 minutave të parë kemi pasur shumë raste dhe mirë që i dhamë golat. Edhe pse loja s’ka qenë e mirë, rezultatin e morëm. Duhet ta dimë se kundër Greqisë ka me qenë tjetër lojë sepse ata kanë edhe si ekip janë më të fortë se Qipro, por edhe kanë individë cilësor, por do të jetë një ndeshje me një atmosferë tepër të mirë dhe ne e nisim lojën për t’i mbajtur pikët e plota”.

“Në vendin tonë duhet të luajmë me shumë guxim dhe siç e kemi përfunduar ndeshjen me Qipron në pjesën e dytë, ashtu duhet të hyjmë në lojë kundër grekëve. Gjithmonë është ndjenjë speciale kur luajmë në ‘Fadil Vokrri’ sepse ‘Dardanët’ na mbështesin në mënyrë fantastike. Atmosfera ka me qenë super dhe shumë i gëzohem kësaj ndeshje”, ka thënë ai.

Kosova nesër në orën 17:30 do ta zhvillojë stërvitjen e fundit në ‘Fadil Vokrri’, derisa paraprakisht përzgjedhësi Alain Giresse dhe njëri prej futbollistëve do të paraqiten në konferencë për media. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori