Gazetari i njohur i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka bërë një shkrim rreth një projekti të mundshëm investimi nga dhëndri i Donald Trump, sipas të cilit, Jared Kushner pritet të investojë në Shqipëri dhe Serbi.
Siç kujton gazetari, Kushner konfirmoi planet për New York Times, të cilat gazeta i përdori si bazë për një raport gjithëpërfshirës mbi projektin.
Dhe kjo, thekson më tej ai, çoi në reagime të qarta nga qeveria serbe në fundjavë, përcjell Telegrafi.
“New York Times” raportoi se në Beograd bëhej fjalë për ndërtimin e një hoteli dhe një godine me “1500 njësi banimi” dhe në Shqipëri bëhej fjalë për ndërtimin e resorteve luksoze në bregdetin e Mesdheut.
“Jemi shumë të emocionuar. Ne nuk i kemi bërë ende këto marrëveshje, kështu që ato mund të mos ndodhin, por ne kemi punuar shumë për to dhe jemi shumë afër”, citohet të ketë thënë Kushner nga gazeta.
Siç vë në pah Martens, sipas raportit, ish-ambasadori i Trump në Gjermani dhe përfaqësuesi i Ballkanit, Richard Grenell gjithashtu luajti një rol “në rregullimin e marrëveshjeve”.
Bëhet fjalë për Grenellin, të cilin Trump e emëroi si “të dërguarin e tij special për negociatat e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” në vitin 2019.
“Në atë kohë, Grenell ndërtoi kontakte të mira me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Ai nuk e fsheh faktin se ka dashur të fitojë para nga këto marrëdhënie që nga largimi nga politika: ‘Askush nuk duhet të kërkojë kurrë falje nëse dëshiron të fitojë para’, tha Grenell në një intervistë në Shqipëri për planet e tij në rajon”, shkruan më tej gazetari Martens, në shkrimin e titulluar “Jared Kushner: Çfarë po planifikon dhëndri i Trump në Ballkan?”.
Por çfarë bie në sy në shkrimin e Martens është se, sipas tij, “për Ramën dhe Vuçiqin, mbështetja e dëshirave të tilla mund të jetë e dobishme politikisht nëse Trump bëhet sërish president – veçanërisht nëse ai sjell Grenellin në ekipin e tij”.
“Kur Grenelli ishte i dërguari i Trumpit për Ballkanin, Rama, Vuçiqi dhe presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ishin në prag të ndarjes së Kosovës. Sipas një marrëveshjeje të planifikuar në atë kohë, e cila u përfol si një ‘shkëmbim tokash’, veriu i Kosovës do t’i ishte bashkuar Serbisë dhe jugu do të kishte tendencë drejt Shqipërisë”.
Nëse një marrëveshje do të ishte arritur atëherë, vlerëson Martens, ajo mund të kishte shënuar fillimin e ndryshimeve të mëtejshme të rrezikshme kufitare, të cilat ishin shkaku kryesor i luftërave të përgjakshme ballkanike të viteve 1990.
“Megjithatë, marrëveshja dështoi në atë kohë, jo vetëm për shkak të rezistencës nga Gjermania dhe kancelarja e saj Angela Merkel”.
Pavarësisht kësaj, paralajmëron Martens, marrëdhëniet e mira me presidentin e mundshëm të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara mund t’i hapin rrugën Vuçiqit dhe Ramës për të përsëritur planin e tyre të mëparshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës