LAJMI I FUNDIT:

Fatmir Limaj në dietë të rreptë

Fatmir Limaj në dietë të rreptë

Në dietë absolute në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka qenë Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, e cila nga raporti del se as ka ngrënë dhe as ka pirë që nga janari e deri në fund të qershorit të këtij viti. “Ne nuk kemi kohë për të ngrënë, sepse vazhdimisht jemi duke punuar. Raporti ju tregon për shpenzimet tona”, tha zëvendësministri Adem Grabocvi.

Ministria me më së shumti harxhime vazhdon të mbetet ajo e drejtuar nga Nekibe Kelmendit, e cila vetëm për gjashtë muajt e parë të këtij viti ka shpenzuar 760 mijë euro, ndërsa në kohën e Jonuz Salihajt për ushqime dhe pije kanë shkuar 967 mijë euro.

Për nga lartësia e shpenzimeve më pas vjen ajo e Shëndetësisë.
Ministria e drejtuar nga Alush Gashi ka shpenzuar 664 mijë euro, ndërsa për të njëjtën periudhë paraardhësi i tij Sadik Idriz ka shpenzuar 842 mijë euro.
Vetëm Enver Hoxhaj është treguar më “kavalier” i cili nuk është kursyer shumë në krahasim me paraardhësin e tij, Agim Veliu.

Kjo ministri vetëm për gjashtë muajt e parë të këtij viti ka shpenzuar 530 mijë euro për ushqime dhe pije, ndërsa për të njëjtën periudhë të viti të kaluar në Qeverinë Çeku kjo ministri ka shpenzuar 424 mijë.


Justina Pula,ministrja e Energjetikës ka kaluar me shpenzime paraardhësin e saj, Ethem Çeku, madje për 138 për qind më shumë.

Ndërsa, qind për qind më pak shpenzime në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka bërë Ahmet Shala në krahasim me gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar në kohën e Haki Shatrit.

Qeveria Thaçi në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka shpenzuar për 26 për qind më pak karburante sesa Qeveria e kaluar për të njëjtën periudhë gjashtëmujore të një viti më parë.

Por, jo të gjitha ministritë kanë djegur më pak naftë sesa në Qeverinë e kaluar.
Ministria e drejtuar nga Sadri Ferati, ajo e Justina Pulës dhe e Zenun Pajazitit, kanë më shumë shpenzime karburantesh sesa homologët e tyre të qeverisë së kaluar.

Sa u përket drekave zyrtare, Zyra e Kryeministrit Thaçi megjithëse në raport këto shpenzime i arsyeton edhe me ngarkesën për shkak të takimeve me nivele të larta në prag të pavarësisë, ka shpenzuar 54 mijë euro, ose 17 për qind më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar nga Qeveria Çeku.

E dyta renditet Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Mbi 29 mijë euro në këtë gjashtëmujor për dreka zyrtare i ka shpenzuar Ministria e Shërbimeve Publike, ndërsa ajo e punëve të brendshme ka shpenzuar afër 23 mijë euro.

Dikasteri më i rëndësishëm sa i përket lobimit për njohje të pavarësisë, Ministria e Punëve të Jashtme, për dreka zyrtare ka shpenzuar vetëm 730 euro./Telegraf/