LAJMI I FUNDIT:

Familja nëntë-anëtarëshe vritet në Ukrainë, ata u ekzekutuan derisa ishin në gjumë

Familja nëntë-anëtarëshe vritet në Ukrainë, ata u ekzekutuan derisa ishin në gjumë

Një familje nëntë anëtarëshe, përfshirë dy fëmijë të vegjël, janë gjetur të vrarë në shtëpinë e tyre në qytetin Vonovah në lindje të Ukrainës që është pushtuar nga rusët.

Vrasja ka nxitur reagime të ashpra, por edhe hetime të menjëhershme nga ana e autoriteteve ukrainase, transmeton Telegrafi.

Fotografitë e gjykatës ukrainase në rajonin e Donetskut shfaqin skenat e tmerrshme të vrasjes së familjes nëntë anëtarëshe, që u qëlluan në shtretërit e tyre – që akoma janë të përqafuar dhe me njolla gjaku të shpërndara nëpër mure.


Minjtë sa kallashnikovi, rusët nuk ballafaqohen vetëm me humbjet e mëdha – ata po i sfidojnë edhe brejtësit në istikame
Lexo po ashtu Minjtë sa kallashnikovi, rusët nuk ballafaqohen vetëm me humbjet e mëdha – ata po i sfidojnë edhe brejtësit në istikame

Ukraina pretendon se kjo familje është vrarë nga forcat pushtuese ruse pas një grindje, derisa autoritetet ruse thonë se dy ushtarë rusë janë arrestuar për vrasjet.

Volnovah është pushtuar nga rusët në mars të vitit të kaluar, pas pushtimit që Moska e filloi një muaj më parë.

Gjykata ukrainase në Donetsk ka njoftuar se persona të armatosur me uniforma ushtarake, i kishin kërkuar familjes që jetonte atje të largohen nga shtëpia me qëllim që të mund të vendoset një njësi e ushtrisë ruse.

E kur pronari refuzoi, “sulmuesit ia kërcënuan anëtarët e familjes me dëbim të dhunshëm”, u tha ndër tjera nga gjykata ukrainase.

Disa ditë më vonë, sulmuesit e armatosur janë rikthyer “i vranë nëntë anëtarët e familjes, që në ato kohë ishin në gjumë”, u tha nga gjykata. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Evropa
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Evropa
Vajza palestineze i dërgon mesazh Trumpit: Pse po më detyroni të largohem nga shtëpia dhe vendi im?

Vajza palestineze i dërgon mesazh Trumpit: Pse po më detyroni të largohem nga shtëpia dhe vendi im?

Azia
Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Botë
Sa realist është plani i Trumpit për Rripin e Gazës?

Sa realist është plani i Trumpit për Rripin e Gazës?

Botë
Imazhe satelitore që thuhet se tregojnë Izraelin duke ndërtuar baza ushtarake në “zonën tampon” të Sirisë

Imazhe satelitore që thuhet se tregojnë Izraelin duke ndërtuar baza ushtarake në “zonën tampon” të Sirisë

Botë
Kalo në kategori