LAJMI I FUNDIT:

Falimentimi i nëntë i një banke amerikane

Falimentimi i nëntë i një banke amerikane

Agjencia federale amerikane e depozitave bankare FDIC lajmëroi falimetimin e Columbian Bank and Trust Company, e nënta bankë amerikane që falimenton këtë vit për shkak të krizës në tregun e patundshmërive.

Nëntë degët e Columbian Bank and Trust do të rihapen në të njëjtën kohë me degët e Citizens Bank and Trust, të cilat do të kontrollohen tani e tutje nga FDIC.

Columbian Bank and Trust me bazë në Topeka në Kanzas dispononte një kapital prej 752 milionë dollarë aktiva dhe 622 milionë dollarë depozita.

Banka më e madhe amerikane që ka falimentuar sivjet është Indymac e cila u transferua nën tutelën e FDIC në 11 korrik. Indymac dispononte në mars 32 miliardë dollarë aktiva dhe 19 miliardë dollarë depozita.


FDIC kontrollon disa banka me probleme por edhe disponon një listë të bankave që parashihet të kenë probleme në të ardhmen. Ajo nuk i publikon emrat e këtyre institucioneve, por në fund të tremujorit të parë numëroheshin 90 të tilla.