LAJMI I FUNDIT:

Evropa nuk heq dorë nga biokarburantet

Evropa nuk heq dorë nga biokarburantet

Ministrat e energjetikës të 27 vendeve evropiane, të mbledhur fundjavën që kaloi në Sant Claud kanë arritur në përfundimin se projekti i direktivave për energji të reja të propozuara nga Komisioni Evropian, nuk sjell asnjë obligim të përcaktuar për agrokarburantet.

20% e energjisë së konsumuar nga BE duhet të jetë nga burime te rikthyeshme të energjisë si eolieni- biomas dhe hidrogjeni dhe kjo deri në vitin 2020.

Kjo është një nga shtyllat e paketës "klima", që 27 vendet duhet ta adoptojnë deri në fund të vitit.

Debati për biokarburantet ka nxitur kritika shumë të ashpra. Sipas Bankës Botërore ato janë përgjegjëse për rritjen 75% të çmimeve të produkteve prej vitit 2002 deri në vitin 2008.


Komisioni Europian ka propozuar që 10% e energjisë së përdorur nga transportet të jenë të rikthyeshme, por nuk flitet për biokarburante . E gjitha kjo bëhet për të zvogëluar varësinë e BE-së nga nafta deri në 2020.

Për ta bërë automobilin biodisel duhen modifikime të vogla por për të kaluar te automobili elektrik ose me hidrogjen duhet revolucion.

Zëdhënësi i komisarit të energjetikës ka saktësuar se" dera është e hapur për burime te reja të energjisë me kusht që ato të jenë të rikthyeshme dhe nuk është rasti për energjinë elektrike të prodhuar nga centralet bërthamore.