LAJMI I FUNDIT:

Evropa kalon shifrën e tre milionë të infektuarve me COVID-19

Evropa kalon shifrën e tre milionë të infektuarve me COVID-19

Evropa kaloi pragun e tre milionë personave të infektuar me coronavirus ndërsa përparimi i epidemisë është shqetësues, veçanërisht në kontinentin amerikan, por edhe në Azi dhe Australi, kështu që shumë vende po forcojnë masat sanitare.

Një total prej 627,307 njerëz nga më shumë se 15 milionë të infektuar kanë vdekur nga COVID-19 në të gjithë botën, sipas France Presse.

Situata në kontinentin amerikan veçanërisht është shqetësuese, veçanërisht në jug. Pragu i katër milionë të infektuarve është kapërcyer në Amerikën Latine dhe Karaibe, dhe më shumë se 2.2 milionë të infektuar janë regjistruar në Brazil.


Në Evropë, eurodeputetët kërcënuan se nuk do të miratojnë marrëveshjen e arritur të krerëve të shteteve për buxhetin shtatëvjeçar nëse nuk “përmirësohet”, ndërsa 3.007.088 raste të infektuar me COVID-19 dhe 206.714 vdekje u raportuan zyrtarisht në kontinentin e vjetër, transmeton Telegrafi.

Në Australi, e cila deri më tani ka arritur të përmbajë epideminë, shteti i Victorias ka regjistruar 422 infeksione të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Çdo orë gjatë kësaj jave, SHBA-ja ka regjistruar rreth 2600 raste të reja me coronavirus
Lexo po ashtu Çdo orë gjatë kësaj jave, SHBA-ja ka regjistruar rreth 2600 raste të reja me coronavirus

Rreth 10 milionë banorë të Tokios janë ftuar të qëndrojnë në shtëpi që nga e enjtja, dita e parë e një fundjave të gjatë në Japoni shkaku i rritjes së numrit të të infektuarve.

Në Indi, autoritetet kanë anuluar pelegrinazhin vjetor Hindu Amaranth, për herë të parë në më shumë se njëqind vjet.

Në Afrikën e Jugut, ka pasur një rritje prej 60 për qind të numrit të vdekjeve natyrore javët e fundit, dhe ekspertët besojnë se numri i vdekjeve të lidhura me coronavirusin është dukshëm më i lartë se statistikat zyrtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Azia
Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Botë
Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Amerika
Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?

Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Kalo në kategori