LAJMI I FUNDIT:

Evazioni fiskal si mekanizëm ndëshkimor i sistemit te të hyrave publike

Sistemi tatimor (të hyrat publike) në përgjithësi dhe çdo here edhe në vendet më të përparuara, ku funksionon ligji dhe shteti, i janë ekspozuar mundësisë së afektimit nga evazioni fiskal, rezultat përfundimtar i së cilit është me pak para për arkën e shtetit. Dimensioni i paraqitjes së evazionit fiskal në Kosove mund te jetë i përmasave më të mëdha, përderisa situata nuk ndryshon në favor të ekonomisë formale dhe funksionimit të plot te të gjithë mekanizmave të shtetit ligjore.

Evazionin fiskal para se gjithash në kuptimin me afirmative duhet kuptuar si shmangie e qëllimshme e obligimit tatimore që dalin nga kryerja e ndonjë aktiviteti ekonomik. Si do që të jetë në kontekstin Kosovar deri me tani sistemi i të hyrave ka qenë i afektuar nga evazioni fiskal, të cilat kanë shkaktuar humbje të parasë publike, pasi që pamundësia e parandalimit ka qenë prezent gjatë gjithë kohës së kësaj dekade për shkak të shumë faktorëve relevant.


Aktualisht për shkallen e evazionit fiskal, askush nuk mund të tërheqë një paralele të saktë, përpos vlerësime të supozuara përderisa nuk ka mundësi të verifikohet. Për evazionin fiskal mund te flitet vetëm atëherë kur subjekti që ju ka shmang obligimeve të Tij, në mënyre të qëllimshme është identifikuar dhe ju ka nënshtruar procedurave të caktuara më ligj. Tatimpaguesit konsiderohet qe të jenë një hapë përpara institucioneve kur janë në pyetje dukurit e tilla devijante dhe gjithsesi shkakun e ndodhjes duhet kërkuar në analize të mirëfilltë që mund ti bëhet hapësirës dhe rrethanave në të cilën veprojnë dhe punojnë subjektet afariste, përfshi këtu edhe sektorin publik. I vetëdijshëm se ka faktor të shumtë të cilët mund të kenë impakte në rritjen e evazionit fiskal, për të qenë racional më lexuesin në do mundohem me gjuhen e thjesht (popullorçe) qe ti prekim vetëm disa prej tyre.

Aktualisht në Kosovë nuk është bërë mjaft rreth krijimit të politikave të mirëfillta të cilat do të pamundësonin rritjen e evazionit fiskal në shkallen në të cilën mendohet se është. E tëra kjo nënkupton procesin që nga politikat mbi regjistrimin e bizneseve e deri të mbikëqyrja e tyre dhe administrimi i tatimeve nga organet kompetente.

Sipas Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, kapitulli i XXII, në bazë të nenit 249, shmangia nga pagesa e obligimeve tatimore, konsiderohet si vepër penale, mirëpo a mjafton vetëm kjo që tatimpaguesit të mos jetë i shtyre për të bërë një veprim të tillë, duke i marr parasysh ndëshkimet (dënimet) që burojnë nga ky kod? Krijimi i masave dhe politikave preventive, do të jenë të mirëseardhura edhe për komunitetin e biznesit edhe për ngritjen e mirëqenies shoqërore por edhe për vetë qeverinë e vendit. Këtë duhet kuptuar edhe në atë mënyre se sa me efikas qe të jemi në parandalimin e ekonomisë jo formale, ulja normave tatimore ka efektin e vet në kategoritë makroekonomike. Bije fjala, vërja në qarkullim e ndonjë kampanje rreth të kuptuarit nga masa e gjerë të demave të evazionit, kontrabandës, korrupsionit etj., do të sensibilizonte shumë me tepër qytetarin e Kosovës dhe do të ndikonte pozitivisht në komunitetin ku jetojnë dhe veprojnë. Formë tjetër preventive, po konsideroj që është edhe organizimi i simpoziumeve, seminareve, bashkëbisedimeve më subjektet etj.

Në shumë vende të botës, janë krijuar mekanizma të duhura të cilët kanë për qellim që të ndikojnë në rritjen e pagesave vullnetare të tatimeve, më çka as Kosovës nuk duhet ti mungoj. Republika e Kosovës dua te besoj shumë thellë, qe ka resurse të bollshme te cilat janë të gatshëm që te ndikojnë në përmirësimin e imazhit në mënyre qe edhe para investitorëve dhe palëve tjera të interesit të reflektojmë gadishmërin për të parandaluar deri në maksimum dukurit devijante, përfshi edhe evazionin fiskal. Forcimi i gjyqësorit është kërkesë imediate e kohës që të bëjë zbatimin e legjislacionit kur fenomeni ndodhe, mirëpo edhe me shumë me rendësi shoqërore është që të ngritim vetëdijen në nivel edhe me të lartë dhe të kontribuojmë për shtetin, për te ardhmen e fëmijëve tonë.

Qeveria e Kosovës ka marr hapa të guximshëm në uljen e shkallëve tatimore, vetëm e vetëm që bizneset të kenë mundësi me të madhe në akumulim të fitimit të tyre, gjë qe konsiderohet si një hapë preventive për të parandaluar evazionin, gjatë zbatimit të politikave fiskale. Është karakteristike fakti, se tatimet indirekte shfaqin shkallë me të lartë të jo transparencës se sa ato direkte, përkatësisht shprehin shkallë me të lartë të evazionit fiskal, por esenca e tërë kësaj qëndron të mënyra e menaxhimit të këtyre dy kategorive. Rritja e normës se TVSH-së në 16%, nuk e ngarkon afarizmin/fitimin e kompanisë, pasi që ai është tatim indirekt qe i godet drejtpërdrejt shtresat shoqërore (konsumatorin), prapë se prapë ato janë të prira që të fshihen me tepër se sa llojet tjera të tatimeve. Fenomeni i evazionit fiskal mund te rritet atëherë kur konsumi shkon në rënie, për çka ulet fuqia blerëse, ndërsa kërkohet që bizneset të kenë likuiditet të mjaftueshëm. Në një gjendje të tillë bizneset nuk mund të jenë të përmbajtura për shkak të panikut që mund ti kaploj, dhe gjëja e parë qe bëjnë është fshehja e tatimeve apo mos pagesa e obligimeve shtetërore. Të gjithë qarkullimin/pjesën e të hyrave që e realizon subjekti biznesorë, është i shtyre që tu përgjigjet kërkesave të furnitorëve, duke devijuar nga pagesa e obligimit të tatimit.

Situate më ndryshe mund të jetë më tatimin e të ardhurave individuale dhe në paga. Më rastin e hapjes së një biznesi individual, p.sh gjatë themelimit të një kompanie ndërtimore, duhet pasur parasysh qe të nxirren normativa dhe të përcaktohet se sa punëtor mund ti ketë ajo kompani, cila mund të jetë paga minimale për një punëtor, apo për një inxhinier etj. Në kontekst të kësaj mund të parashtrojmë pyetjen, a është mundur që një inxhinier të punoj në një kompani për 200 euro page mujore? Logjikisht, përgjigja është jo. Ose rasti i një furre buke, a mund të funksionoj një furre buke më 1 punëtorë?. Në rast se i nxjerrim këto normativa të arsyeshëm atëherë do tu bëhet me dije të gjithëve se për të funksionuar një firmë ndërtimore le të themi se duhet të ketë min 5 punëtor, përderisa një furrë buke duhet të ketë minimum 2 e më tepër punëtor, dhe tu përcaktohen pagat minimale, nën pragun e të cilit nuk mund të deklaroj për pagesë tatimi, përpos nëse është më humbje. Për t’u shmangur një situate të pa dëshiruar, kur punëtori është i diskriminuar, dhe nuk gëzon të drejtat ku punon është me së e domosdoshme që të kemi normativa të tilla të cilat do të pamundësonin apo do të minimizonin shfaqjen e evazionit fiskal. Këto normativa nuk do të ishin asgjë tjetër përpos politika që të ishin në dobi të konkurrencës rajonale po dhe masa lehtësuese sa i përket ngarkesës tatimore bizneseve. Kjo forme e politikes fiskale është zbatuar në disa prej vendeve të rajonit dhe gjithsesi i ka jap efektet veta sa do qe jo demokratike duket.

Është shume e logjikshme që firmat me tepër janë të prira për të bërë evazion fiskal kur rriten normat tatimore, përderisa evazioni është më i vogël kur normat tatimore ulen. Cili mund të jetë efekti i tyre në Republikan e Kosovës, nëse merren parasysh mjedisi dhe kultura fiskale qe kemi trashëguar nga e kaluara. Për të qenë kështu, biznesi dhe se cili që është objekt tatimi, duhet të bindet që pagesa e tatimeve është në të mirën e Tij dhe të shoqërisë kosovare. Përmes tyre mbulohen pjesa e të dalave publike, sigurohet rendi e qetësia, ngritët infrastruktura, ofrohen shërbime më të mira administrative dhe shëndetësore për qytetarin. Për të funksionuar sistemi, shkalla e korrupsionit duhet të minimizohet. Korrupsioni është kategori e dëmshme për zhvillim ekonomik, dhe shkon krahas evazionin fiskal, i cili ka qenë dhe mendohet se është prezent në shoqërinë tonë. Korrupsioni në mënyre indirekte mund të ndikojnë në psikiken e çdo njeriut që tu shmanget qëllimisht pagesave të tatimeve, andaj kurdo here kësaj kategorie duhet kushtuar rendësi të madhe që mos të reflektoj në komunitetin e biznesit ose thjesht në imazhin e institucioneve tona të përbashkëta.

Tutje, ulja e normave tatimore përkundër efektit pozitive që ka në zgjerimin e bazës ekonomike, nuk do koment se me të janë të ndërlidhur edhe elemente tjerë, që kanë impakte indirekte në ketë. Shpesh here është folur e shkruar edhe nga të tjerët se kultura fiskale ka rendësi shumë të madhe në mbushjen e arkës shtetërore. Kjo kulturë është pak a shume e trashëguar nga një sistem i më parshëm, dhe përderisa të mos ngritët vetëdija qytetare, evazioni fiskal do të jetë prezent në shkallë të lartë. Me dëshirën qe Qeveria e Kosovës të realizoj sa me shumë te hyra për Buxhetin e Kosovës, ashtu qe te jetë në gjendje që të mbulohen të dalat publike, ndodh të jam edhe skeptik se mund të arrihet diçka e tillë. Vendet e rajonit ka kohe qe kanë kaluar në sistemin tatimor me norma të rrafshëta (flat rate) dhe patjetër qe efekti ka qenë pozitivë, mirëpo mos harrojmë ato kanë qenë shtete shumë më herët, kanë pas mundësi të akumulimit të kapitalit, madje kanë pas mundësi edhe të marrjes se kredive nga institucionet me të fuqishme financiare siç është FMN dhe Banka Botërore. Këto privilegje Kosovës i kanë munguar deri me tani dhe shpresoj qe të mos vazhdoj që ti mungojnë.

Në suaza të kësaj, nëse eventualisht ulja e normave tatimore nuk do të jap efektet të cilat priten, cila është rrugëzgjidhja? Ndoshta kemi një plan të vazhdimësisë por prapë mbetet të shihet në fund dhe të jepen komentet. Kur flitet për bazën tatimore, nuk di se si mund të kuptohet nga të tjerët, por me gjithat unë kuptoj si diçka që shtohet në aspektin horizontal, përkatësisht në zgjerimin e kurbës në të djathtë, që nënkupton nxitjen e ofertës dhe të kërkesës agregate. Zgjerimi i bazës ekonomike nënkupton nxitje të aktivitetit ekonomik, përkatësisht zgjerim të bazës që konsiston ne uljen e papunësisë, stabilizimin e çmimeve, uljen e normave, rritjen e investimet kapitale ose thënë edhe me thjesht në rritje të GDP-së etj, duke paragjykuar se të tjerët mund ta kuptojnë edhe më ndryshe.

Zhvillimi ekonomik i një vendi, nëse dëshirojmë të ketë për objektivë zgjerimin e bazës ekonomike nuk mund të mbështet në norma të larta tatimore. Në të kundërtën aplikimi i normave të larta tatimore, vjen ne shprehje vetëm atëherë kur qeveria dëshiron që të arrij rezultate të shpejta në ndonjë fushë te caktuar.

Sistemi tatimor i Kosovës është mirë i dizajnuar dhe kryesisht përkon më sistemet tatimore më të avancuara, mirëpo që akoma mbetet të punohet në ketë drejtim. Të marrim si shembull norma e TVSH-së sipas Direktivës së BE-së 2006/112/EC (COUNCIL DIRECTIVE 2006/112/EC of 28 November 2006), sillet në minimum tri shkallë dhe atë në normën standarde të fiksuar në ≤15% (mesatarja në EU 27 ≈ 20%, ndërsa në vendet e rajonit mesatarja është 17.6%), ndërsa norma e reduktuar deri në 8%, dhe ajo me normën 0%. Në Kosovë aktualisht kemi vetëm dy norma të TVSH edhe ajo 16% dhe 0%. Norma standarde prej 16% nuk mund të aplikohet njëjtë për të gjitha mallrat e shërbimet, thënë me ndryshe si për gjërat e luksit ashtu edhe për ato bazike (qumështin, vajin, miellin etj), apo për librin e gazetat e të ngjashme. Andaj nëse mendohet edhe për konsumatorin, duhet të kemi diferencime në norma ashtu siç veprohet në shumicën e vendeve të botës përparimtare. Në ketë drejtim kërkohet të punohet edhe më tutje që reforma tatimore vërtet të jap efektet e veta, pasi qe të kemi bërë analizat e mirëfillta makroekonomike.

Të gjitha subjektet fizike-juridike, kanë te drejtën e tyre qe të din se nga po shpenzohen parat e tyre, te inkasuar ne formën e tatimeve. Slogani amerikan “s’ka tatime pa pasqyrim të drejt” duhet të vlej edhe në Kosove. Në fakt kjo nënkupton një marrëveshje të pa shkruara në mesë të shtetit dhe popullit, duke ven në funksion objektiva të duhura në mënyre që shpenzimi i parave të grumbulluara të bëhet ne mënyre efikase.

Askush nuk mund ti ik përgjegjësisë ndaj shkaktimit të evazionit fiskal, po as të ndihmoj në të. Evazioni fiskal është “kancer” i ekonomisë dhe pa dyshim se është mekanizëm ndëshkimor i sistemit tatimor, i cili vë ne pikëpyetje funksionimin e ekonomisë së tregut. Pa paragjykuar siç e thamë edhe ma herët se sa është shkalla e evazionit fiskal në Kosovë, ne duhet të merrem se pari më shkakun që sjell atë, ndërsa në vazhdimësi deshëm apo nuk deshëm me pasojat duhet te merrem gjithsesi me vonë, e qe janë më të kushtueshme për shoqërinë kosovare.

Kosova ka mekanizmat e veta, përmes të cilave bën grumbullimin e të hyrave, andaj është me rendësi shumë të madhe që ato të përkrahen më mjete, të jenë në agjende qeveritare çdo here dhe anasjelltas, të kërkohet çdo herë llogaridhënie nga institucionet relevante për punën që është bërë në drejtim të uljes së dukurive devijante, për të cilat u fol në ketë artikull.

Në trend

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi
Kalo në kategori