LAJMI I FUNDIT:

Eurozonë, ngadalësohet prodhimi

Eurozonë, ngadalësohet prodhimi

Aktiviteti i sektorit të manifakturës në Eurozonë u zgjerua me një hap pak më të ngadaltë krahasuar me vlerësimin e muajit të kaluar, pasi uljet e mëtejshme të çmimeve në fabrika dështuan të rrisin kërkesën.

Në muajin e dytë të uljes së çmimeve, së bashku me rritjen e vakët në Gjermani, që është motori i Eurozonës, dhe kontraktimet në Francë dhe Itali, do të jenë shqetësuese për Bankën Qendrore Europiane në luftën për të parandaluar deflacionin. Rritja ekonomike “ngeci” edhe në tremujorin e dytë të këtij vit, ndërsa inflacioni rezultoi në 0.4% për tetorin. Për shkak të këtyre zhvillimeve negative, Banka Qendrore Europiane po përballet me presion në rritje për të ndërmarrë më shumë stimuj monetarë.

Indeksi përfundimtar i Markit për tetorin rezultoi në 50.6 pikë nga 50.3 pikë që ishte në Shtator, por poshtë vlerësimit fillestar prej 50.7. Tetori shënon muajin e 16 me radhë që ky indeks po qëndron mbi 50 pikë, kufi që ndan rritjen nga kontraktimi. Ndërsa një indeks i veçantë që mat prodhimin dhe cilësohet si një tregues i mirë i rritjes ekonomike, rezultoi në 51.5 pikë nga 51 që ishte në Shtator.


“Ecuria e sektorit të manifakturës në Eurozonë mbeti e pandryshuar edhe në fillim të tremujorit të fundit të këtij viti”, deklaroi Rob Dobson, krye-ekonomist i Markit. Sipas tij, mbase më shqetësuese është trendi në rënie i kërkesave të reja, që cilësohet si një tregues i hershëm për prodhimin në të ardhmen.

Markit vlerëson më tej se është shumë e vështirë të parashikohet rritje e ndjeshme në terma afat-shkurtër. /Telegrafi/