LAJMI I FUNDIT:

Eurozona, për herë të parë në recesion

Eurozona, për herë të parë në recesion

Eurozona bie në recesion për herë të parë në historinë e saj dhjetëvjeçare. Informacionet e publikuara sot tregojnë se ekonomitë e 15 vendeve të eurozonës kanë pësuar rënie.

Një dite pas njoftimeve nga Gjermania, statistikat tregojnë se në dy tremujoret e fundit ka pasur rënie të rritjes ekonomike edhe ne vendet e tjera të eurozonës.

Ky zhvillim i fundit pritet të vendoset në krye te agjendës se bisedimeve në samitin e G20 në Uashington, që do të diskutojë mënyrat e përballimit të krizës ekonomike.