LAJMI I FUNDIT:

Euromoney: Raiffeisen Bank, Banka më e mirë në Kosovë

Euromoney: Raiffeisen Bank, Banka më e mirë në Kosovë

Në ceremoninë e organizuar në Vjenë, revista financiare britanike “Euromoney”, i ka ndarë çmimet vjetore për punë të shkëlqyer “ Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB) dhe degës së saj “Raiffeisen International Bank-Holding AG”. Ky çmim është marrë për here të katërt radhazi si, “Banka më e mirë në Evropën Qëndrore dhe Lindore”.

Edhe Raiffeisen Bank në Kosovë është zgjedhur si “Banka më e mirë në Kosovë”, duke pasur parasysh rritjen e saj të vazhdueshme.

“ Në vitin 2007, “Raiffeisen Bank” në Kosovë ka shënuar një rritje prej 27% duke arritur shifrën prej 473 milion euro. Çmimin si “Banka më e mirë” në vendet ku veprojnë e kanë marrë edhe pesë banka të rrjetit Raiffeisen International: Shqipëria, Belorusia, Bosnia dhe Hercegovina, Serbia dhe Sllovakia”, thuhet në njoftimin zyrtar të bankës.

“Vendimi nga juria konfirmon se jemi në rrugën e duhur. Në një ambient tregu me kërkesë të madhe kemi arritu të vazhdojmë rritjen me përfitim” tha Ëalter Rothensteiner, Drejtor Ekzekutiv i RZB dhe udhëheqës i Bordit Mbikëqyrës së Raiffeisen International.


“Ne kemi avancuar integrimin e bankave tona që i kemi blerë në vitin 2007 dhe në të njejtën kohë kemi ngritur numrin e klientëve në 1.6 milion klient të ri” tha Herbert Stepic, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen International.

Ndërsa, Oliver Ëhittle, drejtor ekzekutiv i Raiffeisen Bank në Kosovë tha se janë shumë krenar që revista e mirënjohur Euromoney ka zgjedhur “Raiffeisen Bank” në Kosovë si “Banka më e mire” në vend.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për të rritur edhe më tutje standardin e shërbimeve dhe për të ofruar produkte që më së miri plotësojnë kërkesat e klientëve tanë”. /Telegrafi/