Turqia

Turqia në drejtimin e Senol Gunes do të mundohet të arrijë suksesin e vitit 2008, kur turqit kishin prekur gjysmëfinale.  Me një skuadër të fortë dhe lojtarë që luajnë në Evropë, Turqia do të tentojë befasinë.

  • Lajmet e Fundit
  • Profili
  • Lojtarët

Ndeshjet në  Grupin A

11/06: Turqi – Itali (Romë)

16/06: Turqi – Uells (Baku)

20/06: Zvicër -Turqi (Baku)

Rezultatet në kualifikime Grupit H: Ndeshje 10, fitore 7, barazime 2, humbje 1: Goldallimi 18:3

Shënuesi më i mirë në kualifikime: Cenk Tosun 5 gola

Klasifikimi më i mirë në histori

Kampionatet Evropiane: Gjysmëfinale Euro 2008

UEFA Euro 2016: Faza e grupeve

Trajneri: Senol Gunes

Një ish-portier që ka fituar gjashtë herë titullin me Trabzonspor dhe ish-reprezentues i Turqisë. Gunes ishte në krye të Kombëtares turke edhe në vitin 2002 kur Turqia zuri vendin e tretë në Kampionatin Botëror. Ai fitoi dy kampionate në krye të Besiktas përpara se të rikthehet në stolin e Turqisë në vitin 2019.

Futbollisti kryesor: Burak Yilmaz

Është futbollisti më i vjetër i Kombëtares në moshën 35-vjeçare dhe zgjedhja e parë për fazën ofensive nga Senol Gunes. Shënuesi i dytë më i lartë në histori të Kombëtares ka arritur të shënoj gol në çdo dy ndeshje me Turqinë dhe ende është në formë të lartë, pasi ishte ndër më meritorët për titullin kampion në Francë me LOSC Lille.

Lojtari që duhet ndjekur: Hakan Calhanoglu

Me teknikë të shkëlqyeshme, aftësi fantastike me gjuajtjet nga distanca, 27-vjeçari është lojtari që duhet ndjekur këtë evropian te Turqia. Ai ka luajtur me disa nga futbollistët më të mirë në botë gjatë karrierës së tij, derisa edicionin e fundit shënoi katër gola dhe bëri 10 asistime me Milanin në Serie A.

A e dini se…

Turqia është kualifikuar në pesë nga shtatë kampionatet evropiane të fundit nga viti 1996.

Lista me 26 lojtarë të ftuar nga Turqia

Portierë: Altay Bayındır (Fenerbahçe), Uğurcan Çakır (Trabzonspor), Mert Günok (İstanbul Başakşehir)

Mbrojtës: Kaan Ayhan (Sassuolo), Zeki Çelik (LOSC Lille), Merih Demiral (Juventus), Ozan Kabak (Liverpool), Umut Meraş (Le Havre), Mert Müldür (Sassuolo), Çağlar Söyüncü (Leicester), Rıdvan Yılmaz (Beşiktaş)

Mesfushorë: Taylan Antalyalı (Galatasaray), Hakan Çalhanoğlu (AC Milan), Halil Dervişoğlu (Brentford), İrfan Can Kahveci (Fenerbahçe), Orkun Kökçü (Feyenoord), Abdülkadir Ömür (Trabzonspor), Dorukhan Toköz (Beşiktaş), Ozan Tufan (Fenerbahçe), Okay Yokuşlu (West Brom)

Sulmues: M. Kerem Aktürkoğlu (Galatasaray), Kenan Karaman (Fortuna Düsseldorf), Enes Ünal (Getafe), Cengiz Ünder (Leicester), Yusuf Yazıcı (LOSC Lille), Burak Yılmaz (LOSC Lille)