LAJMI I FUNDIT:

Euro, vlerë rekord ndaj dollarit

Euro, vlerë rekord ndaj dollarit

Monedha e përbashkët evropiane është rritur sot në nivel rekord në raport me monedhën amerikane dollarin.

Vlera e euros është rritur në 1.6038 dollarë, me të cilën është thyer rekordi i deritashëm nga muaji prill prej 1.6018 dollar, njofton agjencia DPA.

Rënia e vlerës së dollarit thuhet se është një prej arsyeve kryesore për rritjen e çmimeve të naftës.

Kjo rënie e dollarit vjen megjithë deklaratat e Presidentit amerikan Xhorxh Bush se mbështesin dollarin e fortë.