Organizata ETEA ka reaguar pas publikimit të rezultateve të testit PISA, ku Kosova u rendit pothuajse në vendet e fundit.
Sipas kësaj organizate, Kosova ka shënuar rënie të dukshme dhe shqetësuese krahasuar me rezultatet, po ashtu të dobëta, të vitit 2018.
Në shkencë, Kosova ka rënie prej 8 pikëve, ndërsa në matematikë dhe lexim, Kosova ka shënuar rënie prej 11 pikëve.
“Arsimi i zhvilluar përbën faktorin kyç për mirëqenien dhe progresin e shoqërisë, por Kosova vazhdon të ketë një sistem arsimor tejet të dobët, ndër më të dobëtit nga 80 shtetet pjesëmarrëse në testin PISA. Konkretisht, Kosova listohet krahas shteteve si Republika Domenikane, Kamboxhia, Uzbekistani dhe të ngjashme, duke qenë kështu me sistemin arsimor më të pazhvilluarin nga të gjitha shtetet e rajonit ballkanik”, thuhet në komunikatën për media.
Nga organizata ETEA tutje kanë thënë se ndër shkaqet kryesore që e kategorizojnë sistemin arsimor të Kosovës në këtë nivel është mësimdhënia memorizuese dhe të mësuarit mekanik që prodhon në masë fenomenin e analfabetizmit funksional.
“Kjo e dhënë u faktua që nga viti 2015 kur Kosova u përfshi për herë të parë në testin PISA. Por, që atëherë institucionet relevante i neglizhuan rezultatet në fjalë duke mos analizuar objektivisht situaten dhe duke mos hartuar politika përmbajtësore që adresojnë shkaktarët e rezultateve të dobëta. Hapi i vetëm konkret në raport me testin PISA nga institucionet relevante të Kosovës u ndërmorr para dhe gjatë vitit 2018 duke organizuar fushata të dëmshme të “përgatitjes së nxënësve/eve për testin PISA 2018”. Për më tej, Plani Strategjik i Arsimit 2022-2026 vë fokusin tek arsimi profesional dhe digjitalizimi i arsimit, duke trajtuar krejtësisht në suaza sipërfaqësore mungesën e aftësive dhe shkathtësive bazike të nxënësve/eve”.
“Digjitalizimi i arsimit dhe fuqizimi i arsimit profesional janë jashtëzakonisht me rëndësi, por vështirësitë në të lexuar e bëjnë të pamundur rezultatin e dëshiruar të nxënësve/eve në çfardo fushe apo drejtimi. Referuar rezultateve të testit PISA, në PSAK 2022-2026 theksohet vetëm në hyrje të dokumentit se “brengë e veçantë është arritshmëria e ulët në lexim, pasi aftësia e leximit, të kuptuarit dhe interpretimi i drejtë i asaj që lexon janë baza për arritje në fusha të tjera”. Por, ky problem madhor në këtë dokument të rëndësishëm – mbyllet me kaq”.
Më tej në reagim thuhet se “krahas institucioneve neglizhente dhe të papërgjegjshme, 80% e mësimdhënësve/eve kosovarë/e nuk e konsiderojnë vetën me përgjegjësi për rezultatet e dobëta të Kosovës në testin PISA. Në kuadër të raportit hulumtues të organizatës ETEA, “Fakulteti i Edukimit – Parakusht për cilësinë e arsimit parauniversitar në Kosovë”, botuar në vitin 2021, mësimdhënësit/et u pyetën nëse ndiejnë përgjegjësi për gjendjen e arsimit në Kosovë bazuar në rezultatet e testit PISA dhe vetëm 20% e tyre konsideruan se edhe ata/o kanë përgjegjësi për gjendjen e arsimit në Kosovë bazuar në rezultatet e testit PISA”.
ETEA i ka bërë thirrje institucioneve qeverisëse të arsimit në Kosovë që në mënyrë urgjente të krijojnë grupe punuese me ekspertë dhe njohës të fushës për të bërë analiza të thella mbi rezultatet e testit PISA në vitin 2018 dhe 2022 dhe mbi bazën e këtyre analizave të nxjerr rekomandimet bazuar edhe në modelet e shteteve me arsim të zhvilluar që kanë reflektuar mbi rezultatet e testit PISA në të kaluarën.
“Përfshirja në testin PISA është me rëndësi, jo vetëm për të parë se ku qëndrojmë krahas shteteve të tjera, por për të siguruar të dhëna shkencore mbi problemet dhe mangësitë e arsimit dhe si rrjedhojë për të punuar në adresimin e tyre. Një gjë e tillë nuk është bërë në vitin 2015 dhe as në vitin 2018. Prandaj, ETEA i bën thirrje Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), si institucion me përgjegjësi kryesore për arsimin në Kosovë, që të mobilizojë të gjitha kapacitetet përkatëse dhe t’i trajtojë me seriozitet kulminant të dhënat dhe rezultatet e dala nga testi PISA duke i shndërruar zgjidhjet e propozuara në politika me prioritet në nivel vendi”.
“Në këtë kuadër, ETEA i bën thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve/eve ligjorë/e që të mos mjaftohen dhe/apo mashtrohen me suksesin, notat dhe diplomat me të cilat pajisen fëmijët e tyre. Është shumë me rëndësi që, përveç edukimit formal, të punohet në baza ditore në arsimimin e fëmijëve, duke përfshirë dërgimin dhe angazhimin e tyre në aktivitete dhe programe të edukimit jo-formal. Kjo duhet të jetë masa mbrojtëse për të ardhmen e fëmijëve derisa institucionet ta trajtojnë sistemin arsimor me seriozitetin e duhur”, përfundon reagimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker