Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan ndërsa udhëheqësit e vendeve të NATO-s mblidhen të hënën në Bruksel.
Takimi i zotit Biden me udhëheqësin turk po pritet me shumë vëmendje ndërsa disa vëzhgues ngrenë pyetjen nëse Turqia mund të shihet ende si një aleat i besuar i NATO-s dhe një partner për sigurinë.
Një mbështetës i kahershëm i NATO-s, Presidenti Biden zgjodhi Evropën si destinacionin e tij të parë jashtë vendit. Vëzhguesit po ndjekin nga afër atë që pritet të jetë një takim i tensionuar midis presidentit amerikan dhe homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan.
Dy udhëheqësit kanë shkëmbyer retorika të ashpra kohët e fundit, ndërsa zoti Biden e quajti Erdoganin “autokrat” gjatë fushatës presidenciale, dhe Erdogani tha muajin e kaluar se Bideni i ka “duart e përgjakura”, duke theksuar mbështetjen e udhëheqësit amerikan për Izraelin në konfliktin e Gazës.
I pyetur në lidhje me blerjen e debatueshme nga Turqia, e cila është anëtare e NATO-s, të sistemit të mbrojtjes raketore ruse S-400 në 2019, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price u shpreh kështu:
“Kurrë nuk kemi lënë të kuptohet se jemi të gatshëm të pranojmë zotërimin e sistemit S-400 nga Turqia. Bie ndesh me statusin e Turqisë si një aleate e NATO-s”.
Disa ekspertë të politikës së jashtme thonë se prej vitesh, Erdogani nuk ka vepruar sikur Turqia dëshiron të mbetet një aleat i besuar në NATO.
Bradley Bowman është me Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive. Ai foli me Zërin e Amerikës përmes rrjetit Teams.
“Një aleat nuk blen një sistem të mbrojtjes nga raketat nga kërcënuesi kryesor i aleancës, Rusia. Kjo nuk bëhet. Të gjithë iu lutëm Ankarasë dhe Erdoganit që të mos e bënin këtë, dhe ata anashkaluan shqetësimet tona”.
Ndërsa Doug Bandow i Institutit CATO thotë për Zërin e Amerikës se Uashingtoni duhet të shqyrtojë lidhjet me Turqinë.
“Turqia nuk luan më rolin që ka luajtur dikur. Fakti që Turqia dikur ishte një aleat shumë i rëndësishëm strategjik nuk do të thotë se ajo ende është. Amerika dhe anëtarët e tjerë të NATO-s duhet të shtrojnë pyetjen, a po luan Turqia ende atë lloj roli?”.
Analistë të tjerë nënvizojnë shtypjen e kundërshtarëve politikë nga ana e Erdoganit, duke thënë se kjo bie ndesh me parimet thelbësore të NATO-s, ku përfshihet zbatimi i ligjit dhe liria e shtypit.
Rachel Ellehuus me Qendrën për Studime Strategjike Ndërkombëtare foli për Zërin e Amerikës përmes rrjetit Skype.
“Besoj se do të ketë një shtytje të fortë nga Shtetet e Bashkuara për të ringjallur fokusin tek këto parime, jo sepse ato janë një qëllim në vetvete, por sepse ekziston një lidhje midis respektit për ato vlera dhe parime dhe mënyrës se si kundërshtarët tanë përpiqen të kërcënojnë kohezionin politik të NATO-s”.
Disa analistë të tjerë mendojnë se presidenti turk është i etur për të përmirësuar marrëdhëniet e tensionuara dhe mund të jetë duke konsideruar një rol të dobishëm ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja përgatiten të tërheqin forcat e tyre ushtarake nga Afganistani.
Max Hoffman është nga Qendra për Përparimin Amerikan.
“Ka bisedime mes Amerikës, Turqisë dhe NATO-s rreth forcave turke që sigurojnë aeroportin e Kabulit në Afganistan. Pas tërheqjes së NATO-s, mund të shohim një lloj njoftimi atje, por unë mendoj se Turqia ka të ngjarë të kërkojë koncesione ose kompensim financiar në këmbim”.
Për dekada me radhë Turqia ka qenë një partner i qëndrueshëm dhe i rëndësishëm i NATO-s në Afganistan.
Ekspertët thonë se anëtarët e NATO-s do të mirëpresin që Ankaraja të marrë përsipër sigurinë në aeroportin e Kabulit.
“Ka shkrime që sugjerojnë se Turqia mund të largohet më herët sesa pritej, çfarë do të shkaktonte probleme të mëdha për mbrojtjen e forcave dhe aftësive për të ndërtuar marrëdhëniet e ardhshme me forcat e sigurisë dhe ushtrisë afgane. Mendoj se kjo është thelbësore për stabilitetin në Afganistan, rajon dhe më gjerë”, thotë për Zërin e Amerikës Rachel Ellehuus me Qendrën për Studime Strategjike Ndërkombëtare.
Vëzhguesit thonë se roli i Turqisë në aeroportin e Kabulit mund të jetë një pikënisje që mund të ndihmojë në rindërtimin e besimit mes Presidentit Biden dhe zotit Erdogan. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Ukraina do të marrë pjesë në negociata, thotë zëdhënësi i Kremlinit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/thumbs_b_c_d632e55222fe8802a451947680f14979-380x233.jpg)
Ukraina do të marrë pjesë në negociata, thotë zëdhënësi i Kremlinit
![Incidenti në Mynih të Gjermanisë me të paktën 28 të lënduar – i dyshuari është një azilkërkues afgan, momenti i arrestimit të tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-79-380x233.jpg)
Incidenti në Mynih të Gjermanisë me të paktën 28 të lënduar – i dyshuari është një azilkërkues afgan, momenti i arrestimit të tij
![Vullnetarët e huaj që duan t’i bashkohen ushtrisë ukrainase duhet ta kalojnë testin e poligrafit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-43-380x233.jpg)
Vullnetarët e huaj që duan t’i bashkohen ushtrisë ukrainase duhet ta kalojnë testin e poligrafit
![Çfarë dihet deri më tani për incidentin në Mynih, ku mbetën të lënduar të paktën 28 persona?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-135-780x439.jpg)
Çfarë dihet deri më tani për incidentin në Mynih, ku mbetën të lënduar të paktën 28 persona?
![Zelensky: Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje SHBA-Rusi të bërë pa Ukrainën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-11-780x439.jpeg)
Zelensky: Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje SHBA-Rusi të bërë pa Ukrainën
![Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-134-780x439.jpg)
Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni
![Vullnetarët e huaj që duan t'i bashkohen ushtrisë ukrainase duhet ta kalojnë testin e poligrafit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-43-780x439.jpg)
Vullnetarët e huaj që duan t'i bashkohen ushtrisë ukrainase duhet ta kalojnë testin e poligrafit
![Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-132-780x439.jpg)
Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit
![Autori duhet të ndëshkohet dhe të largohet nga vendi, thotë Scholz](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-12-780x439.jpeg)
Autori duhet të ndëshkohet dhe të largohet nga vendi, thotë Scholz
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi