LAJMI I FUNDIT:

Erdogan kritikon Emmanuel Macronin pas fjalëve ndaj NATO-s, duke thënë se udhëheqësi francez është ai që ‘vuan vdekjen në tru’

Erdogan kritikon Emmanuel Macronin pas fjalëve ndaj NATO-s, duke thënë se udhëheqësi francez është ai që ‘vuan vdekjen në tru’

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan komentoi fjalët e presidentit francez Emmanuel Macron për kritikat që ia kishte bërë NATO-s, duke thënë se ishte presidenti francez që po vuante nga “vdekja në tru”, transmeton Telegrafi.

‘Unë po flas për Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dhe këtë do ta them edhe në NATO. Para së gjithash, kontrolloni vdekjen tuaj të trurit. Këto deklarata janë të përshtatshme vetëm për njerëz si ju që janë në një gjendje të tillë ‘vdekjeje truri’, tha Erdogan në një fjalim për media.

Ai po i referohej pretendimit shumë të folur të Macron se NATO po vuante një “vdekje në tru” për shkak të mungesës së bashkëpunimit strategjik midis anëtarëve.


‘Më besoni, Macron është shumë i papërvojë. Ai nuk e di se çfarë është lufta kundër terrorit. Kjo është arsyeja pse jelekët e verdhë pushtuan Francën’, shtoi ai, duke iu referuar lëvizjes protestuese franceze të vitit të kaluar.

Macron ka kundërshtuar me forcë ofensivën ushtarake të Turqisë kundër militantëve kurdë në Siri, të nisura muajin e kaluar dhe përsëriti të enjten se “rrezikon veprimet e koalicionit anti-ISIS”.

Erdogan tha se Ankaraja kishte të drejtë të ndërhynte në Siri duke pasur parasysh kufirin e tyre të përbashkët.

“Cili është biznesi juaj në Siri”?, tha ai, duke iu drejtuar Macronit. ‘Hidhu lart e poshtë sa të duash … do të respektosh të drejtën e Turqisë për të luftuar kundër terrorizmit herët a vonë. Nuk ka rrugë tjetër’, tha Erdogan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Kalo në kategori