LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Jemi lodhur duke e pritur BE-në

Erdogan: Jemi lodhur duke e pritur BE-në
Turkish President Recep Tayyip Erdogan speaks at a news conference after his talks with Russian President Vladimir Putin in the Konstantin palace outside St.Petersburg, Russia, on Tuesday, Aug. 9, 2016. President Erdogan travels to Russia to meet with President Putin for the first time since apologizing in late June for the downing of a Russian fighter jet along the Syrian border in November last year. (AP Photo/Alexander Zemlianichenko)

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Paris, gjatë një konference me homologun e tij francez Emannuel Macron, ka qenë shumë kritik ndaj bashkimit Evropian, në lidhje me zvarritjen e pranimit në BE të Turqisë.

“Për fat të keq, kemi bërë hapat e parë në vitin 1963 dhe ka qenë 54 vjet që Turqia pret ftesën e BE-së. Ne jemi të lodhur seriozisht, vendi im gjithashtu”, tha Erodgan.

Nga ana tjetër, Macron pranoi se negociatat për pranimin e Turqisë në Bashkimin Evropian janë shtyrë.


Ai beson se marrëdhëniet midis Evropës dhe Turqisë duhet të rishikohen në mënyrë që të krijojë një partneritet, që do të sigurojë që e ardhmja turke të ndërtohet në parimet evropiane.

Erdogan po ashtu nuk kaloi pa “përplasje” me gazetarë. Ai u revoltua kur një gazetar i kanalit televiziv France 2, i risolli në vëmendje përgjimet e janarit të 2014-tës nga shërbimi sekret gjerman BND, sipas të cilave Ankaraja kishte furnizuar me armë ISIS.

“Ju flisni me fjalët e Fetos, jo si një gazetar. Ata që bënë këto operacione ishin prokurorë të FETO-s, tani ata janë në burg. Ju më drejtoni mua atë pyetje, por pse nuk pyesni  Shtetet e Bashkuara që kanë dërguar 4.000 kamionë me armë në Siri? Ju jeni gazetar, apo jo? Duhet ta keni hetuar edhe këtë. Ju nuk duhet të përballeni me dikë që nuk do ta gëlltisë lehtë”, tha Erdogan.

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori