LAJMI I FUNDIT:

Epoka e operacionit të transplantimit të veshkave pa shenja

Epoka e operacionit të transplantimit të veshkave pa shenja

Në vendin tonë, ku transplantimi i organeve nuk kryhet aq shpesh sa nevojitet, dhuruesit e gjallë të cilët dhurojnë një organ janë një burim shprese për pacientët me dështim të veshkave. Specialistët kujdesen që procedurat kirurgjikale që kryhen tek këta persona, të cilët hyjnë në operacion për hir të të dashurve të tyre, ndërkohë që vetë nuk janë të sëmurë , të kryhen me teknikat minimalisht invazive. Nefrektomia nëpërmjet rrugës vagjinale për marrjen e veshkës nga dhuruesi, e cila është vënë në qendër të vëmendjes kohët e fundit dhe mund të aplikohet tek gratë që kanë lindur fëmijë, është më e rëndësishmja midis teknikave të lartpërmendura.

Numri më i fundit i pacientëve që kryejnë dializë për shkak të dështimit të veshkave është rreth 60.000. Midis këtyre pacientëve, 22.000 janë në listën e pritjes për transplantimin e veshkave nga kadavrat. Megjithatë, në vitin 2014, numri i organeve që u dhuruan ishte vetëm 407. Prandaj, shumica e transplantimeve të veshkave aktualisht kryhen me organe nga dhurues të gjallë. Ndërsa 80% e transplantimeve janë nga dhurues të gjallë dhe 20% i mbetur është nga kadavrat, raporti në vendet evropiane është krejt i kundërt me atë në Turqi. Profesionistët e shëndetësisë, të cilët janë të vetëdijshëm për gjendjen në vendin tonë, përpiqen të zhvillojnë metoda të reja me qëllim që procedurat kirurgjikale të jenë sa më komode për dhuruesit e gjallë. Nefrektomia nëpërmjet rrugës vagjinale për marrjen e veshkës, e kryer nga Shefi i Departamentit për Transplantimin e Organeve në Spitalin Ndërkombëtar Acıbadem profesor İbrahim Berber dhe ekipi i tij, është një nga këto metoda. Kjo metodë e cila përdoret vetëm në qendrat shumë të përparuara në botë, mund të zbatohet përmes shumë hyrjeve ose nga një hyrje e vetme, e cila përfshin hyrjen përmes kërthizës.

NXJERRJA NGA ZGAVRAT NATYRALE

Kjo metodë, e cila mund të zbatohet tek dhurueset femra që kanë lindur fëmijë, përfshin marrjen e organeve përmes zgavrave natyrale në trup. Profesor Ibrahim Berber shprehet se, në kundërshtim me aplikimet e mëparshme, teknikat e reja nuk kërkojnë prerje të mëdha për dhuruesit e veshkave dhe thotë: “Ne shumicën e operacioneve e kryejmë me organe nga dhurues të gjallë. Këta dhurues janë njerëz që i nënshtrohen operacionit vetëm për të shpëtuar jetën e prindërve të tyre ose të afërmve të tjerë ndërkohë që janë plotësisht të shëndetshëm dhe pa asnjë sëmundje. Prandaj, ne duhet t’u sigurojmë rehati maksimale këtyre njerëzve. Një rehati e tillë është e mundur të sigurohet përmes metodave laparoskopike të cilave u referohemi si teknika kirurgjikale minimalisht invasive, ndërsa në të kaluarën operacioni i hapur dhe prerjet me gjatësi mes 20 dhe 25 cm ishin opsionet e vetme. Përveç vështirësisë për të mundësuar që pacienti të qëndrojë në këmbë, mund të ketë edhe gjakrrjedhje, infeksione ose hernie në zonën e plagës kirurgjikale. Megjithatë, aktualisht, kjo teknikë kirurgjikale bën të mundur që veshka të nxirret nga barku me prerje prej 5 ose 6 cm, pa qenë nevoja për prerje të mëdha. Madhësia e saktë e prerjes ndryshon në përputhje me madhësinë e veshkës që duhet hequr, sepse është thelbësore që të nxirret i gjithë organi dhe pa ndonjë dëmtim. Si ekip i Qendrës për Transplantimin e Organeve të Spitalit Ndërkombëtar Acıbadem, ne vazhdonim të kërkonim një përgjigje për pyetjen “Si mund ta bëjmë procedurën e marrjes së veshkave edhe më të rehatshme duke eliminuar edhe prerjen 5 ose 6 cm që zakonisht kërkohet?”.

METODA E MARRJES SË VESHKËS NUK NDIKON NË FUNKSIONET E VESHKËS

Në nefrektominë për marrjen e veshkave nga vagjina, veshka lirohet në mënyrë laparoskopike dhe marrësi i veshkës përgatitet për transplantim; kjo pasohet nga vendosja e veshkës në qesen e referuar si “endobag” dhe nxirret përmes kanalit të lindjes pasi priten enët e gjakut dhe uretra. Dhurueset kanë tendencë të mendojnë për dhimbjen që kanë kaluar gjatë lindjes pasi ne u tregojmë që veshka mund të nxirret përmes kanalit të lindjes por nuk është aspak kështu. Profesor Berber shpjegon procedurën si vijon: “Këto operacione nuk kërkojnë ndonjë prerje për nxjerrjen e organeve. Ne hyjmë në bark përmes vagjinës dhe merret veshka. Pas operacionit, pacientet mund të ngrihen në këmbë dhe të bëhen aktive më shpejt, si dhe kanë nevojë për një sasi më të vogël ilaçesh kundër dhimbjeve. Nxjerrja e veshkës nga kanali i lindjes është më komod në krahasim me laparoskopinë standarde ndërsa vetë laparoskopia standarde është më komode krahasuar me operacionin e hapur.”

Një nga pyetjet më të rëndësishme që ngrihet në lidhje me këtë procedurë është nëse ajo ka ndonjë efekt në funksionalitetin e veshkave. Profesor Berber thekson se hulumtimet dhe përvoja tregojnë se metoda nuk ndikon negativisht në performancën ose funksionalitetin e veshkave dhe thotë: “Metoda i jep rehati të madhe dhuruesit. Qendra jonë është e vetmja strukturë që përdor këtë metodë në Turqi. Deri më tani është aplikuar në përafërsisht 80 paciente dhe rezultatet kanë qenë shumë të mira. Metoda e cila është një hap më e avancuar nga kjo është laparoskopia me një hyrje nëpërmjet kërthizës. Edhe në këtë metodë veshka hiqet nga vagjina. Ne kemi kryer procedura me këtë metodë në 7 raste deri më tani”.

METODA NUK PENGON NË MBETJEN SHTATZËNË 

Pas nefrektomisë laparoskopike të dhuruesit, ai qëndron në spital në një mesatare nga 1 deri në 3 ditë. Nëse dhuruesi nuk ka ndonjë ankesë gjatë vizitës pasuese pas një jave, është e mjaftueshme që ai të shkoj për kontrolle të rregullta çdo gjashtë muaj, ashtu si çdo individ tjetër i shëndetshëm. Profesor Ibrahim Berber thotë, “Siç e dimë, një person i shëndetshëm është në gjendje të vazhdojë jetën me një veshkë të vetme”, dhe nënvizon se procedura e nxjerrjes së veshkës nga kanali i lindjes nuk ndikon as në jetën seksuale, as në mbetjen shtatzënë, as në proceset e shtatzënisë në periudhat e mëvonshme: “Gjatë operacionit, hyrja në vagjinë bëhet nëpërmjet murit të pasmë të vagjinës. Prandaj, nuk ka ndërhyrje në mitër ose në vezore. Vendi i prerjes në vagjinë nuk shkakton ndonjë problem as për dhuruesin.”

METODË E SHKËLQYER 

Kjo metodë nga Qendra e Transplantimit të Organeve të Spitalit Ndërkombëtar Acıbadem mori vendin e parë gjatë kongresit “New Horizons in Surgery” në Mars të 2014. Profesor İbrahim Berber deklaron se ata morën çmimin për shkak të prezantimit kirurgjikal në nxjerrjen nëpërmjet vagjinës të veshkës në nefrektominë me një hyrje, thotë se, “Në të njëjtin vit, ne gjithashtu morëm vendin e dytë gjatë kongresit të Shoqatës Turke të Kirurgjisë Endoskopike dhe Laparoskopike për video prezantimin tonë në laparoskopinë standarde me nxjerrjen nëpërmjet vagjinës. Fakti që vendi ynë jep çmime për teknikat dhe modifikimet e ndërhyrjeve minimalisht invazive që kryhen për të mirën e pacientëve na bën shumë krenarë. Qëllimi ynë është të sigurojmë rehati gjatë operacioneve të dhuruesve. A nuk do të donit të kryenit më mirë një operacion me metodat laparoskopike krahasuar me metodat e vjetra për dikë që është aq bujar sa për të dalë vullnetar në dhënien e një veshke? Kirurgjia laparoskopike gjithashtu rrit numrin e njerëzve që janë të gatshëm të dhurojnë organe. Kërkimet tregojnë se numri i dhuruesve të gjallë është rritur si në vendin tonë ashtu edhe në pjesën tjetër të botës pas zhvillimeve në kirurgji”.

“Operacionet e dhuruesve nuk kërkojnë prerje për marrjen e organeve. Ne hyjmë në bark nëpërmjet vagjinës dhe marrim veshkën. Pas operacionit, pacientët mund të ngrihen në këmbët dhe të bëhen aktivë më shpejt, si dhe kanë nevojë për një sasi më të vogël ilaçesh kundër dhimbjeve.”

Për më shumë informacione, kontaktoni në:

Adresë: Rruga: “ İbrahim Lutfiu”, 2C Pristina Kosovo, Pristina 10000
Nr. Tel:  +383 382 340 04  apo +383 382 340 04
Email: kosovo@acibadem.com
Ueb faqja: acibadem.com.tr

Artikull i sponzorizuar