LAJMI I FUNDIT:

Eni hyn në tregun rus me kontrata miliardëshe

Eni hyn në tregun rus me kontrata miliardëshe

Kompania italiane, “Eni Energia”, e cila operon ne 70 vende, ka nënshkruar me “Tgk9”,(shoqëri që zotëron centralet e prodhimit të energjisë në Perm të Rusisë ),kontrata shitjeje të gazit duke nisur nga ky muaj për 350 milion metra kub gaz deri në 2010.

Falë këtyre kontratave të reja “Eni..” bëhet operatori i parë evropian që hyn në gazin rus me kontrata shitblerjeje.

Sipas kësaj kompanie ky sukses është një hap themelor në zhvillimin e prezencës së saj në tregun rus .Objektivi i saj është që në 2011 të nënshkruajë kontrata shitjeje për 900 milion metra kub gaz. Tregu rus i gazit zë vendin e dytë në botë në nivel konsumi.

Qeveria e këtij vendi po ndjek një plan për të nivelizuar cmimet e tregut të brendshëm me atë evropian nga viti 2011-2014, duke përfshirë këtu dhe taksën e transportit dhe atë të exportit.


Raportet tregtare midis “Eni..” dhe Rusisë kanë filluar që në vitet 50.

Në 1969 “Eni…” ka bashkëpunuar me Gazprom. Në 2006 ka nënshkruar një marrëveshje strategjike për projekte të përbashkëta të bashkëpunimit teknologjik ndërsa në qershor të 2007 kanë nënshkruar një memorandum për një sistem të ri transporti që do të lidhë rusinë me evropën përmes Detit të Zi.