LAJMI I FUNDIT:

Energjia në Shqipëri, pritet rritje 44 %

Energjia në Shqipëri, pritet rritje 44 %

Edhe në Shqipëri, çmimet e energjisë elektrike pritet të “fluturojnë”, duke u rritur në masën prej 44 % deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Mediat në Shqipëri kanë njoftuar se Plani i qeverisë shqiptare për zgjidhjen e problemit të energjisë elektrike parashikon rritjen më të madhe të çmimeve të kryer ndonjëherë në vend brenda një viti.

"Nëse realizohet ky Plan, rritja arrin në masën 43.9% dhe është më e madhja e realizuar ndonjëherë në historinë e vendit".

Rritja e parshikuar do t’i garantojë tregut të energjisë elektrike në Shqipëri 457 milionë euro të ardhura dhe fitime prej rreth 60 milionë eurosh në vit.


Ndryshe rritje e çmimit të energjisë elektrike është duke u bërë në tërë rajonin. Në Kosovë çmimi i energjisë është rritë në masën prej 5 % ndërkohë në Greqi pas një rritje prej 7 % pritet një rritje prej 30 % për vitin e ardhshëm. /Telegrafi/