LAJMI I FUNDIT:

Enel zgjeron veprimtarinë edhe në Greqi

Enel zgjeron veprimtarinë edhe në Greqi

Ndërmarrja më e madhe energjetike e Italisë dhe e dyta sipas kuotimit në Evropë për kapacitetet e instaluara, kompania "Enel" është duke vazhduar me zgjerimin e veprimtarisë së saj në sektorin e energjisë ripërtëritëse të Greqisë.

Në fund të muajit të kaluar kompania ka nënshkruar një marrëveshje për të blerë 30 për qind të aksioneve në një seri projektesh të energjisë së erës me kapacitet deri në 1.400 megavat.

Marrëveshja parashikon gjithashtu një opsion për pjesëmarrje në zhvillimin e një 180 megavatëve shtesë në Bullgari.

Ndryshe gjiganti elektrik "Enel”, kompani kjo e cila prodhon, shpërndan dhe shet energji dhe gaz në të gjithë Evropën, Amerikën e Veriut dhe Amerikën Latine, ka shprehur interesim të investojë edhe në vendin tonë, përkatësisht në projektin e Termocentralit, ‘Kosova C’.