LAJMI I FUNDIT:

El Clasico që mund të vendosë kampionin do të luhet jashtë Spanjës?

El Clasico që mund të vendosë kampionin do të luhet jashtë Spanjës?

Barcelona e mposhti Real Madridin 4-0 dhe 5-2 në dy El Clasicot e mëparshme në kampionat dhe Superkupë të Spanjës.

Ata duhet të luajnë në raundin e 35-të të La Ligës më 11 maj në Barcelonë – nëse shorti nuk i takon më herët në Kupën e Spanjës ose në Ligën e Kampionëve.

El Clasico e majit mund të vendosë gjithashtu titullin kampion.


Tifozëve në Spanjë sigurisht që nuk do të kënaqen me informacionin e lëshuar nga portali Ser Catalunya se Barcelona po mendon ta transferojë këtë ndeshje jashtë vendit nëse rinovimi i Camp Nou nuk përfundon deri në atë datë.

Nuk do të ishte El Clasico i parë zyrtar që do të luhej jashtë Spanjës.

Prej vitesh në Arabinë Saudite mbahet Superkupa e Spanjës, e cila bleu mikpritësin dhjetëvjeçar nga Federata Spanjolle e Futbollit për një shumë të madhe parash.

Ky vendim zemëroi shumë tifozë në Spanjë, dhe tani ka mundësi që edhe një El Clasico e kampionatit të “largohet” nga vendi.

Barcelona ka siguruar 1.5 miliard euro për rinovimin e stadiumit të saj Camp Nou. Kapaciteti i vendeve në stadiumin më të madh evropian rritet nga 99,300 në 105,000.

Përveç stadiumit po rinovohen edhe objektet e tjera të klubit.

Midis tyre është Palau Blaugrana, shtëpia e klubeve të basketbollit dhe hendbollit, dhe stadiumi Johan Cruyff, ku luajnë ekipet rezervë dhe të femrave, po rinovohet gjithashtu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Ndërkombëtare
Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Premier League
Kalo në kategori