LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët: Programi qeveritar -joserioz (Video)

Ekspertët: Programi qeveritar -joserioz (Video)

Programi qeveritar mbi 60-faqësh, në të cilin një pjesë e madhe i është dhënë zhvillimit të sektorit publik, po ngjall shumë dyshime në realizimin e tij.

Qeveria ka planifikuar që nëpërmes këtij programi të përshkallëzojë TVSH-në, të heq tatimet për lëndën e parë, pastaj të pushojë tatimet për investimet, të luftojë ekonominë informale dhe shumë gjëra të tjera, por në asnjë prej tyre nuk ka vënë një afat të caktuar se kur ato do të kryhen, raporton KTV.

Një veprim i tillë, sipas ekspertëve të ekonomisë, e bën joserioz një program të tillë.


Ibrahim Rexhepi ka thënë se pa pasur norma të zhvillimit ekonomik të vendit, pa u caktuar prioritetet e realizimit të gjithë këtij programi, është shumë e vështirë të arrihen synimet që ekzekutivi ia ka vënë vetes me këtë program. Shoqatat e bizneseve e kanë mirëpritur një program të tillë.

Megjithatë, thonë se një numër çështjesh që janë kërkuar nga ta kanë mundur shumë moti të zgjidhen, po qe se drejtuesit e institucioneve do të kishin vullnet.

Qeveria në program ka paraparë edhe themelimin e Fondit për zhvillim dhe punësim.

Qeveria e kaluar, e udhëhequr nga PDK-ja, kishte planifikuar që paratë e Trustit dhe ato të Fondit të Privatizimit t’i kthente dhe t’i fuste në këtë fond, mirëpo asnjëra nuk pritet të realizohet, transmeton Koha.net.

Programi qeveritar vazhdon të mos publikohet në faqen e internetit të qeverisë, derisa të dërgohet në Kuvendin e Kosovës.