LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia e SHBA-ve tashmë është në recesion

Ekonomia e SHBA-ve tashmë është në recesion

Banka Qendrore Kanadeze vlerësoi se ekonomia e SHBA-ve tashmë është në recesion, duke bërë të njohur zvogëlimin e dytë të paplanifikuar të shkallëve kamatore, këtë muaj.

Rritja negative e ekonomisë amerikane do të rezultojë me recesion “të butë” global, paralajmëroi banka, duke bërë të njohur zvogëlimin e kamatave për 0,25 për qind në 2,25 për qind.

Banka Qendrore Kanadeze lajmëroi se ndoshta do të vijojnë masa të ngjashme me qëllim që të stimulohet kërkesa.

Banka u bashkua drejt zvogëlimit procentual kamator prej 0,5 për qind, të harmonizuar midis Rezervave federale amerikane, Bankës Qendrore Evropiane dhe bankave tjera të mëdha më 8 tetor me qëllim të kufizimit të krizës globale financiare.


Komentet e fundit të Bankës Qendrore Kanadeze e forcuan bindjen se ekonomia e SHBA-ve tashmë ka depërtuar në një periudhë recesioni, që definohet si rritje negative ekonomike në dy tremujor radhazi.