Pas zhurmës së ditëve të kaluara rreth tensioneve politike të shtuara në Britani të Madhe, lidhur me BREXIT-in dhe përqasjen e palëve politike në lidhje me marrëveshjen tregtare me Unionin, ekonomia e vendit duket se ka parë një nga javët e saj më të këqija.
Dritat e kuqe, paralajmëruese të tkurrjes së prodhimit dhe ndërtimit, si dhe sektori i shërbimeve që po humbet vrullin, po çojnë edhe ekonominë britanike drejt recesionit. Në të njëjtën kohë, tregu i banesave ka parë shitje zhgënjyese me pakicë dhe blerësit janë të shqetësuar se BREXIT do ta bëjë situatën edhe më keq.
Java e fundit, nga ana tjetër ka qenë plot zhvillime, pasi kryeministri Boris Johnson pësoi një seri humbjesh në shumicën e tij parlamentare dhe dështoi në përpjekjen për të detyruar zgjedhjet e parakohshme. Ndërsa publiku u përfshi nga drama politike, raportet vazhdojnë të nënvizojnë koston ekonomike të pasigurisë kronike që lë pas largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian.
“Ekonomia qartazi po ndryshon. Ajo thjesht po përkeqësohet ngadalë”, tha Kit Juckes, shefi i përgjithshëm botëror i këmbimit në Societe Generale, përcjell Telegrafi.
Kjo madje provohet edhe nga një raport i së hënës, i cili vuri në pah se ka të ngjarë që recesioni të jetë afër. Pas kontraktimit me 0.2 për qind në tremujorin e dytë, ekonomia u rrit vetëm 0.1 për qind në muajin korrik.
Sigurisht që, gjendur përballë një situate të tillë, edhe monedha vendase po luhatet shumë. Të martën, sterlina rrëshqit nën 1.20 dollarë për herë të parë që nga viti 2017. Të gjitha këto janë shenjat se e ardhmja është larg nga e sigurta dhe ekonomia duket në gjendje gjithnjë e më të brishtë.
Edhe para trazirave të fundit politike, besimi i bizneseve dhe familjeve ishte shkatërruar. Një studim i Bankës së Anglisë tregoi të premten se pritshmëritë e inflacionit për vitin e ardhshëm do vazhdojnë të qëndrojnë në 3.3 për qind, me mbi gjysmën e britanikëve që janë të bindur se BREXIT do të rritë çmimet. Inflacioni aktualisht është pak më shumë se 2 për qind.
Bizneset gjithashtu janë goditur shumë. Një raport të hënën tregoi se prodhimi dhe ndërtimi po zvogëloheshin muajin e kaluar, ndërsa shërbimet thjesht kishin ngecur. Nëse konsumatorët fillojnë të shtrëngojnë rripat e tyre, problemet e ekonomisë do të thellohen. Shifrat e industrisë me pakicë këtë javë treguan se shitjet ranë edhe për gushtin, rënia e tretë në katër muaj.
Sipas ekonomistit të Schroder, Azad Zangana, familjet ende nuk i kanë zvogëluar shpenzimet e tyre siç pritej pas referendumit të BE-së 2016, por në vend të kësaj ata kanë kursyer më tepër.
“Tani jemi në një situatë kur normat e kursimeve janë afër niveleve rekord. Nëse ne nuk bëjmë një marrëveshje dhe sterlina bie përsëri, me inflacionin në rritje, ne patjetër do të kalojmë në recesion”, theksoi Zangana.
Mes errësirës, ekonomia duket se mori dy nxitje të mundshme këtë javë. Së pari, kancelari Sajid Javid premtoi të mërkurën se do t’i jepte fund një dekade shtrëngimi, me nxitjen më të madhe të shpenzimeve qeveritare në 15 vjet. Në të njëjtën ditë, Guvernatori i Bankës së Anglisë Mark Carney tha që përgatitjet për një BREXIT pa marrëveshje mund të ndihmojnë për të kufizuar goditjen ekonomike, megjithëse rezultati do të jetë akoma i konsiderueshëm. Megjithatë, tani për tani, rritja më e dobët shihet si rastin më i mirë, që mund të ndodhë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa