Ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2016 do të bartë pasojat e jostabilitetit politik që ka karakterizuar vendin gjatë vitit që lamë pas, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të shoqatave që mbrojnë interesat e biznesit në Kosovë.
Ata thonë se vitin e kaluar ekonomia e Kosovës barti pasojat e bllokadës institucionale të vitit 2014, ndërsa këtë vit, ekonomia e Kosovës do t’i bartë pasojat e bllokimit të punës së Kuvendit të Kosovës për muaj me radhë nga partitë opozitare.
Eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi i ka thënë Radios Evropa e Lirë se si pasojë e mungesës së stabilitetit politik, shumë çështje me interes për ekonominë e Kosovës kanë ngecur. “Dëmi më i madh që i është shkaktuar ekonomisë është dekurajimi i investitorëve të jashtëm, pasi jostabiliteti politik është faktori qenësor i cili ndikon në dekurajimin e investitorëve të jashtëm, për të cilët Kosova ka nevojë më së shumti”, ka theksuar Gashi.
Tri partitë opozitare në Kosovë, që nga 25 gushti i vitit të kaluar, jo vetëm që kanë bojkotuar, por edhe ka bllokuar punën e Kuvendit të Kosovës. Këtë gjë e kanë bërë në shenjë kundërshtimi e proteste ndaj nënshkrimit të marrëveshjeve Kosovë-Serbi për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, e më pas edhe kundër marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
Ndërkohë, sipas Gashit, procedurat për miratimin e ligjit për investime strategjike dhe reformat fiskale të bëra gjatë vitit të kaluar do të kenë efektet pozitive gjatë këtij viti.
Ai thotë se autoritetet e Kosovës duhet të fokusohen gjatë këtij viti në tërheqjen e investimeve të huaja. “Kosova është një vend me perspektivë të zhvillimit ekonomik, pasi ka një popullatë të re dhe ka resurse të mëdha natyrore, sidomos ato energjetike dhe minerare dhe aktivizimi i këtyre resurseve do të gjenerojë zhvillim ekonomik për Kosovën”, shton Gashi.
Tërheqja e investimeve të huaja edhe nga përfaqësuesit e bizneseve vendore shihet si shpëtim për ekonominë e Kosovës.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se në Kosovë duhet të ketë përmirësim të situatës politike, në mënyrë që Kosova të bëhet një vend atraktiv për investitorët. “Kosova nuk mund ta arrijë një shkallë të kënaqshme të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik pa një fluks të investimeve të huaja direkte. Përvoja në të kaluarën ka qenë e mjaftueshme për të parë që vetëm investimet e brendshme dhe vetëm ato pak investime të jashtme që kemi pasur nuk mjaftojnë që të kemi një normë më të lartë të rritjes ekonomike”, shton Zeka.
Ligji për investimet strategjike, ndryshimet tatimore, si dhe reformat fiskale të bëra gjatë vitit 2015, sipas Zekës, e kanë pasuruar ofertën e Kosovës për investitorët e huaja, por që vetëm këto janë të pamjaftueshme për tërheqjen e investitorëve të huaj. “Një gjë që është kritikuar shumë gjatë viteve të kaluara dhe që unë shpresoj që do ta kthejë fokusin dhe vëmendjen e qeverisë është përmirësimi i sundimit të ligjit, rritja e efikasitetit në punën e gjykatave, dhe jo vetëm rritja e shpejtësisë së natyrës së lëndëve komerciale, por edhe rritja e profesionalizmit të gjyqtarëve që trajtojnë lëndë të tilla,. Po ashtu duhen edhe rezultate konkrete në luftimin e korrupsionit”, thekson Zeka.
Përndryshe, autoritetet e Kosovës kanë theksuar se viti 2015 u karakterizua me ritëm të përshpejtuar të rritjes, të gjeneruar kryesisht nga rritja e kërkesës së brendshme.
Norma vjetore e rritjes ekonomike në vitin 2016 pritet të arrijë në rreth 3.5 për qind. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, një kontribut të rëndësishëm në rritjen ekonomike gjatë vitit 2015 e kanë dhënë edhe investimet e huaja direkte, të cilat, bazuar në të dhënat deri në muajin tetor, janë mbi 300 milionë euro. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Tiny Realms Under Surreal Tides”, faqe e re e bashkëpunimit midis artit dhe pasurive të paluajtshme
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin – përqafon dollarin amerikan
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp