LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia amerikane shënoi rritje të lehtë gjatë tremujorit të dytë të këtij viti

Ekonomia amerikane shënoi rritje të lehtë gjatë tremujorit të dytë të këtij viti

Ekonomia amerikane shënoi rritje të lehtë gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Sipas një raporti të sotëm të Departamentit të Tregtisë, Prodhimi i Përgjithshëm i Brendshëm shënoi një rritje prej 1,9 për qind.

Kjo është një për qind më shumë se sa në tremujorin e mëparshëm. Rritja erdhi si rezultat i shtimit të eksporteve dhe shtimit të shpenzimeve nga konsumatorët.

Analistët po ashtu thonë se ndikim ka pasur edhe paketa stimuluese ekonomike e qeverisë.

Presidenti Bush tha sot se rritja nuk është aq e lartë sa dëshironte administrata e tij, por ai shtoi se ajo është gjithsesi më e lartë se parashikimi para disa muajsh.


Raporti i sotëm po ashtu botoi shifra të reja për ekonominë gjatë vitit të kaluar. Sipas tyre ekonomia amerikane ra gjatë fundit të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje negative për herë të parë që nga viti 2001. /VOA/