LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia amerikane jep shenja përmirësimi

Ekonomia amerikane jep shenja përmirësimi

Disa raporte të publikuara të premten tregojnë se ekonomia amerikane po jep shenja përmirësimi. Një raport i Bankës Qendrore amerikane thotë se sektori i prodhimit në shtetin e Nju Jorkut dhe në rajonin përreth është përmirësuar pak gjatë muajit gusht, pasi muajin e kaluar kishte rënë. Ekspertë të Bankës Qendrore thanë se rënia e çmimeve të lëndës së parë ka ndihmuar fabrikat që të rrisin prodhimin.

Një raport tjetër tregon se prodhimet industriale u rritën me 0,2 përqind në muajin korrik. Kjo rritje ishte më e ulët se sa një muaj më parë, por më e madhe se parashikimet e ekonomistëve.

Një sondazh me konsumatorë amerikanë tregon se ata janë më pak pesimistë gjatë muajit gusht, ndërkohë që çmimet e benzinës kanë filluar të bien.

Ekonomistët i kushtojnë rëndësi të madhe mendimit të konsumatorëve, sepse kërkesët e tyre, ndikojnë tek 2 të tretat e aktivitetit ekonomik në Shtetet e Bashkuara./WOA/