LAJMI I FUNDIT:

Edhe një bankë amerikane rrezikon falimentimin

Edhe një bankë amerikane rrezikon falimentimin

Kompania "Lehman Brothers Holdings", e cila njëherësh është banka amerikane e investimeve e 4-t për nga madhësia, ndodhet përballë falimentimit.

Kriza që ka kapluar këtë bankë ka shtyre Bankën e Rezervës Federale të Nju-Jorkut pranë Bordit Amerikan të Rezervës Federale që ka mbajë një mbledhje urgjente, ku u diskutua e ardhmja e saj.

Zëdhënësja e Bordit Amerikan të Rezervës Federale Michele Smith konfirmoi se sekretari amerikan i Thesarit, Henry Paulson dhe kryetari i Komisioni i Këmbimit dhe i Sigurimeve i Shteteve të Bashkuara Charles Cox morën pjesë në këtë mbledhje. Megjithatë, ajo nuk pranoi të bëjë të ditur nëse pjesëmarrësit e kësaj mbledhjeje kanë arritur ndonjë përfundim