LAJMI I FUNDIT:

Edhe institucionet publike shkelin të drejtat e punëtorëve (Video)

Edhe institucionet publike shkelin të drejtat e punëtorëve (Video)

Hapja e konkurseve në arsim dhe shëndetësi, që mbahen nga shteti, ka bërë që këta dy sektorë publikë t’ju bashkohen shkelësve të të drejtave të punëtorëve nga sektori privat.

Drejtues të Inspektoratit të Punës kanë thënë se për shkak të ankesave të shumta dhe shkeljeve të evidentuara, këto institucione janë urdhëruar t’i rishpallin konkurset edhe në dhjetor, raporton KTV.

Me gjithë numrin e vogël të inspektorëve, Kryeinspektor i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, ka thënë se gjatë 2014-ës janë inspektuar mbi 9000 kompani, që është vetëm 10% për qind e totalit të kompanive që funksionojnë në vendin tonë.


Ai ka bërë të ditur se numri i ankesave të punëtorëve është rritur në masë të madhe, por vetëdijesimi i një pjese të atyre që shkelin ligjet ende mbetet i ulët, pavarësisht se janë realizuar një numër aksionesh sensibilizuese.

Andaj, këtë vit, inspektorati ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj shkelësve të ligjit.

Më 2014, numri i gjobave në vlerë të mijëra eurove është 170, që është 40 gjoba më shumë se në vitin 2013.

Ibrahimi ka thënë se gjatë verifikimit të rasteve të lëndimeve në punë, një numër jo edhe i vogël i punëtorëve që kanë përvojë të gjatë në punë të jenë lënduar për shkak të neglizhencës së tyre, transmeton Koha.net.

Kjo trupë inspektuese, përpos mungesës së inspektorëve që do të jetë evidente edhe këtë vit, për shkak të mosndarjes së buxhetit për rritjen e numrit të të punësuarve, ka mungesë edhe të një databaze për ruajtjen e të dhënave.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori