LAJMI I FUNDIT:

Edhe Banka Botërore pranon zyrtarisht kandidaturën e Kosovës

Edhe Banka Botërore pranon zyrtarisht kandidaturën e Kosovës

Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe një institucion tjetër i rëndësishëm ka njoftuar për pranimin zyrtar të kandidaturës së Kosovës për anëtarësim.

Banka Botërore ka njoftuar të mërkurën se ka marrë një letër nga kryeministri i Kosovës më të cilën zyrtarisht kërkohet anëtarësimin i Kosovës në këtë organizatë financiare, është bërë e ditur në ueb faqen e Bankës Botërore (BB).

Kosova në letrën e datuar 10 korrik, sipas BB-së, ka kërkuar anëtarësimin në Bankën Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtim, Korporatën Financiare Ndërkombëtare, Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, Agjencionin Multilateral për Garantim të Investimeve dhe Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve.

Aplikimi do të trajtohet në bashkëpunim më Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).


Me pranimin e kërkesës së Kosovës ka filluar procesi formal në kuadër të së cilit Këshilli i guvernatorëve të Bankës Botërore do të votojë për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion financiar.

I gjithë procesi i pranimit të vendeve në Bankën Botërore, siç njoftohet, zgjat më së paku gjashtë deri në nëntë muaj.

Anëtarësimi në Kombet e Bashkuara nuk është parakusht për anëtarësim në Bankën Botërore, por i vetmi parakusht është anëtarësimi në FMN, thuhet në sajtin e BB-së./Telegrafi/