LAJMI I FUNDIT:

Eddie Hearn thotë se Anthony Joshua do ta urrente atë po t’i tregonte arsyet e vërteta për humbjen ndaj Andy Ruizit

Eddie Hearn thotë se Anthony Joshua do ta urrente atë po t’i tregonte arsyet e vërteta për humbjen ndaj Andy Ruizit

Anthony Joshua do të urrente promovuesin Eddie Hearn po t’i tregonte atij arsyet e vërteta për humbjen ndaj Andy Ruizit.

Boksieri britanik ishte rrëzuar katër herë në ring dhe kishte pësuar humbjen e parë në karrierë, në meçin që përfundoi në raundin e shtatë dhe boksieri dukej si i humbur.

Joshua më tej kishte thënë se ai ishte mposhtur edhe në sparring nga një boksier, para se të zhvillonte përballjen e parë në New York.


Andy Ruiz dhe Anthony Joshua. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Hearn ka deklaruar se nuk ka të bëjë asgjë me sparringun apo panikun gjatë përballjes, por që nuk ka dhënë gjithçka nga vetja.

“Nuk ka të bëjë asgjë me sparringun apo panikun në ring, por kishte arsye që ai nuk kishte dhënë shumë nga vetja. Ai asnjëherë nuk do ju tregojë ju, por do më urrente nëse do ju tregoja”, ka thënë promovuesi i boksierit.

“Ai nuk dëshiron arsyetime siç i kemi parë nga Deontay Wilder. Kur shikoj pas, dhe shikoj fytyrën e tij, them: Ai nuk ka qenë i gatshëm 100 për qind”, ka shtuar ai më tej.

Joshua arriti të rikthente titujt e humbur në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa tani pret që të përballet me Kubrat Pulevin në fund të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori