LAJMI I FUNDIT:

Ed Sheeran thotë se dikur ka menduar se ishte homoseksual: Kam një anë të madhe femërore

Ed Sheeran thotë se dikur ka menduar se ishte homoseksual: Kam një anë të madhe femërore

Ed Sheeran ka deklaruar se gjatë kohës sa ishte duke u rritur ai ka menduar se ishte homoseksual pasi kishte “një anë të madhe femërore”.

Kantautori, 30 vjeç, tha se interesat e tij, të cilat ai beson se janë “femërore”, e bënë atë të pyeste për seksualitetin e tij kur ishte fëmijë.

“Unë kam një anë të caktuar femërore, deri në atë pikë sa, kur isha fëmijë, për pak mendova se isha homoseksual”, tha artisti britanik.


Foto: Getty Images

“Patjetër që kam një anë të madhe femërore. Unë e dua teatrin muzikor, e dua muzikën pop, e dua Britney Spears. Ana ime mashkullore ndoshta ndalon në pirjen e birrës dhe shikimin e futbollit. Unë nuk jam një person jashtëzakonisht mashkullor. Unë nuk jam një djalë i makinave. Më pëlqen një makinë e bukur, por nuk jam tip makine”, tha tutje këngëtari.

Foto: Getty

Kujtojmë që artisti është i martuar me Cherry Seaborn dhe çifti kanë një vajzë 15 muajshe, Lyra.

Këngëtari, publikoi albumin e tij të katërt në studio “Equals” javën e kaluar.

Sheeran gjithashtu ka zbuluar para disa kohe ai dhe Elton John kanë regjistruar një këngë Krishtlindjesh së bashku. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Magazina
“Është shumë e sjellshme

“Është shumë e sjellshme" - Motra e Gjestit flet për romancën e tij me Eglin

Magazina
Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Magazina

"Djellza na ka ndihmuar në kohë të vështirë" – Flet për herë të parë shoku i Gjestit

Magazina
Fjolla Morinës ia thyejnë veturën - publikon pamjet

Fjolla Morinës ia thyejnë veturën - publikon pamjet

Magazina
Ronaldo Sharka: Gjesti nuk e do Diellzën, as Xhenetën e Eglin - do lojën dhe famën

Ronaldo Sharka: Gjesti nuk e do Diellzën, as Xhenetën e Eglin - do lojën dhe famën

Magazina
Kalo në kategori