LAJMI I FUNDIT:

E pyesin a është e fejuar? Tayna ironizon me përgjigjen: Kam edhe fëmijë

E pyesin a është e fejuar? Tayna ironizon me përgjigjen: Kam edhe fëmijë
Foto: Tayna/Instagram

Reperja e re Tayna është shndërruar në një prej personazheve më të përfolur në media.

E cilësuar si senzacioni i vitit 2018, Tayna në një intervistë për Telegrafin, foli rreth vitit të cilin e karakterizon suksesi i saj,

Senzacioni i vitit - Tayna: 2018 ishte një vit i jashtëzakonshëm, këtë vit do vazhdoj akoma me më shumë punë
Lexo po ashtu Senzacioni i vitit - Tayna: 2018 ishte një vit i jashtëzakonshëm, këtë vit do vazhdoj akoma me më shumë punë

Ndër të tjerash, ajo vazhdon të jetë edhe një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria esaj.


https://www.instagram.com/p/Brx_JraAuhD/

Së fundmi, reperja u dha mundësinë fansave të saj në InstaStory që t’i parashtrojnë asaj nga një pyetje, dhe e njëjta do t’iu përgjigjej.

Njëra ndër pyetjet drejtuar nga një fans anonim ishte shumë interesante, e cila vinte në pikëpyetje reperen nëse ka qenë ndonjëherë e fejuar, teksa i shkruante se nëse nuk do përgjigjej, atëherë do të thotë se ishte.

Foto: Tayna/InstaStory

E menjëhershme, duket se ka qenë përgjigja e Taynës, e cila ka qeshur dhe ironizuar në replikën e bërë ndaj fansit të saj.

“Hahahaha Po qysh jo. Edhe dy fëmijë bineq. Largohu prej këtu. E fejuar me 15 vjet a? Shikoje jetën”, ka qenë përgjigjja e 22 vjeçares. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/Br8O19hAIHf/