LAJMI I FUNDIT:

Senzacioni i vitit – Tayna: 2018 ishte një vit i jashtëzakonshëm, këtë vit do vazhdoj akoma me më shumë punë

Senzacioni i vitit – Tayna: 2018 ishte një vit i jashtëzakonshëm, këtë vit do vazhdoj akoma me më shumë punë
Foto: Tayna/Instagram

Ajo është padiskutim senzacioni i vitit 2018 në estradën shqiptare. Doruntina Shala, e njohur me nofkën si Tayna është rap-artistja, e cila përbrenda një viti arriti që të pushtojë skenën, dhe të bëhet pjesë e të gjitha mediave rozë. Në vitin 2018 ajo solli plot gjashtë projekte muzikore, të cilat u mirëpritën të gjitha nga publiku, me ç’rast konsiderohet edhe si njëra ndër top artistet e vitit.

Tayna vjen në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, për të rrëfyer se si ka qenë në përgjithësa 2018-ta për të, dhe se cilat janë dëshirat e saj për 2019-tën. Rap-artistja shprehet e lumtur për suksesin e arritur dhe përkrahjen e madhe që ka marrë nga fansat, ndërsa thotë se me të njëjtin itensitet do të vazhdojë të punojë edhe përgjatë këtij viti…


Tayna, një vit i jashtëzakonshëm 2018-ta për ty. Na e përshkruaj me pak fjalë si ka qenë për ty në tërësi ky vit?

Ka qenë vit shumë i mirë edhe i angazhuar. Pak i lodhshëm, ama gjithçka ia ka vlejtur. Ka qenë viti i realizimit të synimeve të mia, tash imagjinoni sa i mirë mund të ketë qenë.

Plot gjashtë këngë të publikuara brenda vitit. Cila mendon se ka qenë më e suksesshmja dhe cilën prej tyre e ke më përzemër?

“Columbiana” jo vetëm që ka qenë më e suksesshjma, po edhe e kam më përzemër, sepse me të filloi gjithçka.

Keni qenë shumë e përfolur në lidhje me qëndrimin që disa repere tjera kanë pasur karshi teje. A ke bërë vërtet diss siç është përfolur në media?

Unë kam folur në përgjithësi gjithmonë e asnjëherë s’iu kam drejtuar askujt në veçanti, prandaj nuk kisha me thënë që kam bërë “diss”, sepse po të bëja, kënga do nga fillimi e deri në fund, çdo fjalë do t’i dedikohej atij personi direkt.

Jemi në fundvit, cila është dëshira e Taynës për vitin 2019? Çfarë i ke kërkuar ti ‘babadimrit’?

Dëshira ime është të jem e lumtur dhe e shëndetshme, të tjerat i pranoj si të më vijnë.

Tayna: “2018, një vit i jashtëzakonshëm” (Foto: Kushtrim Iksmajli)

Cilat janë projektet të ardhshme?

Akoma s‘janë caktuar edhe pse kam shumë në studio. Po shpresoj që çfarëdo që e ka radhën, të mirëpritet nga publiku.

Pak dimë për jetën tuaj private. Cili është statusi i Taynës?

Jam beqare.

Tayna: “Vazhdoj të jem single” (Foto: Tayna/Instagram)

Si e vlerëson ti si artiste e re tregun e muzikës në Kosovë dhe Shqipëri?

Mund të them se nuk është aq e lehtë sa mendojnë të tjerët.

Është përfolur se po synoni karrierë ndërkombërare pasi publikuat muaj më parë një fotografi te Sont Music. Çfarë ka të vërtetë këtu?

Nuk po synoj asgjë për momentin. Ata na kanë komunikuar dhe tani për tani, nuk ka asgjë konkrete.

Tayna: “Tregu muzikor, jo aq i lehtë sa të tjerët mendojnë” (Foto: Tayna/Instagram)

Sa ju ka përkrahur familja në rrugëtimin tuaj?

Shumë që nga dita e parë e tani, veç çka është shtuar përkrahja.

Për të gjithë ata që nuk e din: si nis një ditë e zakonshme, si vazhdon dhe si përfundon?

Gjatë ditës nuk paradal shumë. Shkoj në fitnes, studio e gjithçka që bëj lidhet me punën time deri në fund të ditës.

Tayna: “Familja më ka përkrahure gjithmonë” (Foto: Tayna/Instagram)

Thënia juaj e jetës?

“Mos u brengos për asgjë as askënd. Shijo çdo moment”.

Tayna e përzgjedhur këtë vit si “sensacioni i 2018-tës”, faleminderit shumë që ishe në këtë intervistë. Për fund, cili do të ishte nesazhi yt për lexuesit e Telegrafit?

Faleminderit juve për përzgjedhjen. Është privilegj. Mesazhi im është ky: Mos u dorëzoni çfarëdo që ndodh! /Telegrafi/

Tayna – Sensacioni i vitit 2018 (Foto: Tayna/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
E dashura e Leonardo DiCaprio, Vittoria Ceretti, shfaq figurën mbresëlënëse me bikini të zeza, në një arratisje ekzotike

E dashura e Leonardo DiCaprio, Vittoria Ceretti, shfaq figurën mbresëlënëse me bikini të zeza, në një arratisje ekzotike

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Kalo në kategori