“E punësuan për të marrë përfitime sportive” – ngriten akuza të reja ndaj Barcelonës në rastin Negreira
![“E punësuan për të marrë përfitime sportive” – ngriten akuza të reja ndaj Barcelonës në rastin Negreira](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/Screenshot-2024-01-12-212337-780x439.jpg)
Zhvillime të reja kanë ardhur në rastin Negreira duke shtuar edhe më shumë lajmet e këqija që e lidhin Barcelonën me këtë “skandal” që është përhapur në Spanjë.
Kjo çështje famëkeqe ka dominuar titujt e gazetave në Spanjë që nga marsi i vitit të kaluar, e nuk janë ndalur as tani në muajin e parë të vitit 2024.
Nga ana e Barcelonës, ata gjithmonë kanë ruajtur pafajësinë e tyre, duke pretenduar që ata nuk kanë thyer ndonjë rregull.
Megjithatë, ata janë akuzuar zyrtarisht nga prokurorët, pasi u shpallën fajtorë për pagesën e miliona eurove, në drejtim të zëvendëspresidentit të Komitetit të Arbitrave të futbollit spanjoll, José María Enriquez Negreira.
Kjo çështje duket se nuk do të përfundojë në një të ardhme të afërt, por të premten, një zhvillim i ri dhe potencialisht domethënës, ka dalë në pah.
Mediumi spanjoll El Mundo, ka marrë dëshminë e paraqitur para Gardës Civile nga ish-gjyqtari i La Liga-s, José Luis González González, në lidhje me çështjen Negreira.
I pyetur se pse ai mendon se Barcelona do të kishte shpenzuar shuma të tilla të konsiderueshme parash për José Negreira dhe djalin e tij, González González nuk hezitoi të tregojë për ‘përfitimin sportiv’.
“Unë e kuptoj se ata kanë dashur që të marrin disa përfitime nga ana sporitve. Jose Maria do t’i siguronte ata që ai ka fuqi mbi gjyqtarët”, ka thënë Gonzalez Gonzalez.
Sipas kësaj ai ka sugjeruar që Negreira ‘përfitoi’ nga roli i tij si nënkryetar i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, ‘për të marrë një përfitim ekonomik’.
“Mendimi im është se Enríquez Negreira ka arritur një marrëveshje me drejtorët ose anëtarët e Barcelonës për të përfituar individualisht nga këto pagesa”, përfundoi ai./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/schumacher-780x439.jpg)
Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg
![Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/guardiola-780x439.jpeg)
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City
![Usyk paralajmëron pensionimin nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpg)
Usyk paralajmëron pensionimin nga boksi
![UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/chl-780x439.png)
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027
![Liverpooli lëshon fitoren nga dora përballë Evertonit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/tarkowski-780x439.jpeg)
Liverpooli lëshon fitoren nga dora përballë Evertonit
![Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-205508-780x439.png)
Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re