LAJMI I FUNDIT:

E harruar nga institucionet: Shtëpia-shkollë nga ku dolën ministra e biznesmenë të shumtë (Foto)

E harruar nga institucionet: Shtëpia-shkollë nga ku dolën ministra e biznesmenë të shumtë (Foto)

Është shtëpia në lagjen ‘Fidanishtë’ të Pejës, ku edhe sot shihen gjurmët e funksionit të saj të dikurshëm. Shtëpia-shkollë nga ku dolën ministra, zv/ministra e biznesmen të sotëm.

Krahas gjurmëve të misionit të saj të dikurshëm në të edhe sot shihen edhe gjurmë të tjera, ato të aparatit okupator serb, i cili në vitin 1999 do ta digjte e granatonte, duke ndjekur stilin Millosheviçian të tokës së djegur në Kosovë, përcjell Telegrafi.

g6

Musa Rexhaj, aktivist shumë vjeçar në sistemin paralel dhe një prej anëtarëve të parë të LDK-së në Pejë është pronari i kësaj shtëpie e cila në asnjërin sistem të pasluftës nuk e pati fatin e ri-ndërtimin, rregullimit ose të paktën e shënjimit me një pllakë identifikuese të misionit të saj.

Kjo shtëpi ishte lëshuar në dispozicion për Shkollën e Mesme Teknike ‘Shaban Spahija’ të Pejës, për pesë vite të sistemit paralel, nga viti 1994 deri në luftë, në vitin 1999 dhe pa asnjë kompensim, me vullnetin më të mirë të vet pronarit Rexhaj.

“Kemi bërë aq sa kemi pasur mundësi, çdokush me forcat e veta. Unë e kam pasur për nderë ta vë shtëpinë në dispozicion për shkollë dhe them se nuk kam qenë i vetmi në Kosovë. Ajo që më dhimbset është gjendja e sotme e saj, që edhe 17 vite pas luftës këtu mbeten gjurmët e aparatit shkatërrues serb. Pra askush nuk pyeti për këtë gjë, asnjëri sistem të paktën nuk arriti t’ia jap hakun sado të vogël kësaj vatre me peshë”, thotë Musa Rexhaj, pronar i shtëpisë-shkollë e dikurshme e Pejës.

g2

Rexhaj tregon edhe për sfidat e kohës dhe represionet që i kishte bërë pushteti serb disa herë ndaj tij dhe familjes, në periudhën kur shtëpinë e kishte lëshuar për shkollë.

“Për ato vite, jam ftuar në 17 biseda informative në Polici, atëherë SUP-i i Pejës. Ishin orë të rënda. Është interesant se krejt mbrojtja ime përballë inspektorëve të SUP-it dhe UDB-së, bazohej çdo herë, në fjalinë që ia kisha ushtruar vetës mirë, duke ju thënë në secilën intervistë deklaratën e njëjtë se; ‘Shtëpinë e kam falur që të shkollohen aty 5 fëmijët e mijë. Pra nuk jam më pronari. Shtëpia është e 5 fëmijëve të mijë dhe qindra të tjerëve që mësojnë aty’-kjo ka qenë deklarata që humbiste gjurmë, pra e largoja përgjegjësinë individuale”, shton Musa Rexhaj.

Për funksionin dhe rolin e kësaj shtëpie-shkollë të Pejës, e të harruar pas luftës nga dora e shtetit, flet edhe prof. Xhavit Qallaku, zv.drejtor për një kohë e më pas edhe drejtor i atëhershëm i këtij institucioni.

Qallaku me emocion flet për kohën që e përshkruan si më të rëndën për arsimin shqip.

g3

“Musa Rexhaj kishte dërguar familjen në fshat, ndërsa këtë shtëpi në Pejë na e lëshoi për Shkollën e Mesme Teknike. Kjo shtëpi është e shenjtë. Në këtë shtëpi kanë kaluar mbi 1 mijë e 500 nxënës, kanë dalë ministra, zv/ministra e biznesmen nga këtu. Dhe sot është turp, asnjë shenjë nuk vërehet se ka bërë diçka dora e institucioneve. Premtimet që janë dhënë atëherë, sot nuk po mbahen. Askush nuk është kujdesur të renovojë diçka, të paktën një pllakë nga institucionet nuk e kanë vënë në këtë Shtëpi-shkollë me mision të madh”, thotë prof. Xhavit Qallaku – ish-Drejtor i SHMT ‘Shaban Spahija’ në Pejë nga vitet 1997-1999.

g4

Musa Rexhaj, që është pronar i kësaj shtëpie thotë se në këto 17 vite të pasluftës, e tëra çfarë ka pranuar për këtë mision të atëhershëm, është një Mirënjohje nga Veteranët e Arsimit të Pejës dhe Kosovës dhe një “Plaketë” nga ish-qeverisja komunale e Ali Berishës.

Megjithatë Rexhaj shton se vendimin e ditëve të vështira, që Shtëpinë ta lëshonte për shkollë nuk e kishte marrë për tu mburrur sot.

g5

Pronari i kësaj shtëpie Musa Rexhaj, këto ditë, me një iniciativë të përbashkët familjare ka nisur të bëjë disa lëvizje në drejtim të investimit dhe restaurimit të kësaj shtëpie, vatër e dikurshme e arsimit, mirëpo dëmet evidente të mëdha, nga aparati okupues serb, kërkojnë investim disa herë më të madh se sa që ka potencial një familje mesatare në Kosovë, për të investuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pa qenë fare në luftë, serbët arrestojnë qytetarin e Kosovës dhe e akuzojnë për krime lufte

Pa qenë fare në luftë, serbët arrestojnë qytetarin e Kosovës dhe e akuzojnë për krime lufte

Siguri
Vdes avokuesi i të drejtave të njeriut, Agim Vatovci

Vdes avokuesi i të drejtave të njeriut, Agim Vatovci

Lajme
Demiri: Në Klinikën e Kardiokirurgjisë kanë hyrë njerëz të panjohur dhe pa licencë nga Serbia

Demiri: Në Klinikën e Kardiokirurgjisë kanë hyrë njerëz të panjohur dhe pa licencë nga Serbia

Shëndetësi
​Arrestimi i Mustafës nga autoritetet serbe, Mahmuti: Serbia po manipulon me listat e të vrarëve

​Arrestimi i Mustafës nga autoritetet serbe, Mahmuti: Serbia po manipulon me listat e të vrarëve

Lajme
Osmani për vdekjen e Agim Vatovcit: Kontributi i tij për mbështetjen e personave me nevoja të veçanta, shembull për brezat

Osmani për vdekjen e Agim Vatovcit: Kontributi i tij për mbështetjen e personave me nevoja të veçanta, shembull për brezat

Lajme
Boksieri që u bë pastor, rrëfimi i Akil Panos: Si u lidha me Zotin!

Boksieri që u bë pastor, rrëfimi i Akil Panos: Si u lidha me Zotin!

Lajme
Kalo në kategori