Pjesëtaret e gjinisë femërore në Kosovë, jo shpesh i gëzojnë të drejtat pronësore, pasi shumica e pronave janë të regjistruara në emër të meshkujve. Edhe pse gjysma e popullatës së përgjithshme në Kosovë përfaqësohet nga gjinia femërore, sipas statistikave zyrtare, vetëm mbi 16 për qind e pronave të paluajtshme janë të regjistruara në emër të femrave.
Murat Meha, kryeshef ekzekutiv në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se me qëllim të inkurajimit të femrave për të gëzuar këtë të drejtë, çështjen e regjistrimit të pronës në emër të gjinisë femërore e kanë vënë prioritet në këtë agjenci.
“Tani pronën e regjistruar në emër të gjinisë femërore e kemi mbi 16 për qind. Atë e përcjellim çdo ditë, i inkurajojmë edhe përmes projekteve për regjistrimin e të drejtave mbi pronën e paluajtshme, siç janë projektet që jemi duke zhvilluar të Bankës Botërore, në 50 zona kadastrale, në 10 komuna. Kjo vazhdon të jetë e tillë. Prandaj, deri më tani jemi të kënaqur me progresin e arritur, por duhet të kemi parasysh që ne nuk mund ta obligojmë askënd, por mund të inkurajojmë, të informojmë”, ka thënë Meha.
Por, përfaqësues të shoqërisë civile konsiderojnë se në shumicën e rasteve prona e paluajtshme regjistrohet në emër të gjinisë femërore për interesa të ngushta familjare.
Problemet e shumta në këtë rrafsh, kanë detyruar organizatën joqeveritare “Aureola“ që të zhvillojë një hulumtim për këtë çështje, publikimi i të cilit pritet shumë shpejtë.
Drejtoresha ekzekutive në këtë organizatë, Sanije Grajçevci, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se gjinia mashkullore duhet të vetëdijesohet se regjistrimi e pronës në emër të nënës, gruas apo motrës nuk falet, por është diçka që u takon në bazë ligjore. “Ka gra të cilat e gëzojnë pronën, por për ne kjo nuk është e kënaqshme, pasi kryesisht kemi hasur në raste që, për të marrë ndonjë kredi apo për t’u liruar prej tatimeve, pronat regjistrohen në emër të tyre, dhe jo pse u takon”, tha Grajqeveci.
E drejta në pronë është e drejtë themelore që garantohet nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligjeve ekzistuese në fuqi. Por, në shumë raste, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, tradita sfidon ligjet.
Arianit Morina, student në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, pohon se regjistrimi i pronave të paluajtshme, varet edhe nga mentaliteti i familjes në të cilën jeton gruaja. “Prona e paluajtshme duhet të regjistrohet edhe në emër të grave. Por, sidoqoftë kjo varet edhe nga traditat që kanë familjet ku jetojnë gratë”, thotë Arianiti.
Pavarësisht asaj se a regjistrohen pronat e paluajtshme në emër të të dy bashkëshortëve, me rastin e marrjes së ndonjë kredie në bankat komerciale dhe lënies në hipotekë të pronës se paluajtshme, të dy bashkëshortët janë të obliguar të nënshkruajnë për atë pronë.
Ky veprim i bankave, sipas Murat Mehës, duhet të shfrytëzohet si vetëdijesim i femrave se prona duhet të jetë e regjistruar në emër të përbashkët të të dy bashkëshortëve dhe jo vetëm për raste të caktuara. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Tiny Realms Under Surreal Tides”, faqe e re e bashkëpunimit midis artit dhe pasurive të paluajtshme
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin – përqafon dollarin amerikan
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp