E çuditshme, por funksionon: Kjo metodë do t’jua largojë ftohjen dhe gripin brenda natës

Në këtë periudhë kohore vijnë ftohjet dhe gripi, e në vend se ta vizitoni mjekun, ekzistojnë mënyra natyrale që ta luftoni sëmundjen.
E keni parasysh ditën e parë të shfaqjes së shenjave të gripit? Kur trupi fillon të këputet, teshtimat, dhembjet e fytit, temperatura… A ka gjë më të keqe?
Por, mund të ketë një shpëtim që ta kaloni të ftohurën dhe gripin brenda natës. Bëhet fjalë për metodën e çorapeve të lagura.
Kjo metodë konsiston në veshjen e çorapeve të lagura, të cilat bëjnë që gjaku të fokusohet tek këmbët për t’i ngrohur.
Kjo formë mikroqarkullimi bën pikërisht atë që qarkullimi i gjakut bën normalisht: sjell vlerat ushqyese dhe largon toksinat. Një gjë e tillë largon gjakun nga zonat problematike, si sinuset e zënë.
Përveç këtyre, ky trajtim është shumë i mirë dhe efektiv në lehtësimin e dhimbjeve dhe rritjen e reagimit të shërimit ndaj infeksioneve akute.
Përbërësit që ju duhen: një kovë, një palë çorape të holla pambuku, një palë çorape të trasha leshi.
Hapi 1: lagini çorapet e holla të pambukut në një tas me ujë me akull. Pasi çorapet të lagen plotësisht, shtrydhini, në mënyrë që të hiqni ujin e tepërt.
Hapi 2: vendosini këmbët në një kovë apo vaskë më ujë të nxehtë dhe mbajini për 10 minuta.
Hapi 3: hiqini këmbët nga uji i nxehtë dhe vishni menjëherë çorapet e lagura më parë në ujin e ftohtë, më pas vishni sipër këtyre çorapeve të lagura një palë çorape leshi.
Hapi 4: shtrihuni dhe mbulohuni me një batanije të ngrohtë, sigurohuni që këmbët të jenë nën batanije gjatë gjithë kohës, sepse në të kundërt trajtimi nuk do të funksionojë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker