LAJMI I FUNDIT:

A e adhurojnë shqiptarët e Kosovës figurën e Enver Hoxhës?

A e adhurojnë shqiptarët e Kosovës figurën e Enver Hoxhës?

Diktatori komunist i cili drejtoi Shqipërinë për shumë vite, Enver Hoxha kishte raporte komplekse me Kosovën ndër vite.

Gjatë viteve të para të qeverisë së tij ai mbështeti idenë se Kosova duhej të ishte pjesë e Jugosllavisë, por ky qëndrim ndryshoi kur raportet e tij me Jugosllavinë u prishën.

Pas këtyre ngjarjeve Hoxha mbështeti nacionalizmin shqiptar në Kosovë.


Në emisionin “Komplot” në RTV Dukagjini për lidhjen e kosovarëve me Enver Hoxhën kanë debatuar Mustafë Bajrami dhe Arianit Sllamniku.

Profesori Mustafë Bajrami thotë se shqiptarë në Kosovë e kanë parë Enver Hoxhën si shpresë të vetme për pozitën e tyre në ish-Jugosllavi.

“Figura e Enver Hoxhës adhurohet në Kosovë për shkak të shpresave që i kanë pasur shqiptarët e Kosovës te ai. Me gjitha traumat, vrasjet që ka bërë Enver Hoxha, ai është lideri i parë që ka bërë shtet si ka hije”, ka deklaruar Bajrami.

Por ndryshe mendon Sllamniku, i cili thotë se asnjë pjesëtarë i elitave intelektuale në Kosovë nuk ka pasur simpati për Enver Hoxhën.

“Asnjë shtresë e mesme dhe e lartë intelektuale e Kosovës nuk ka pasur simpati për Enver Hoxhën. Nuk ka asnjë poezi të thjeshtë nga Kosova për Enver Hoxhën”.

“Shqipëria e Enver Hoxhës ka mbajtur gjallë shpirtin e shqiptarëve të Kosovës. Me gjithë anomalitë që ka pasur, po të mos ishte ajo Shqipëri siç ka qenë, me vrasje e burgosje, ajo Shqipëri ka mbajtur frymën e shqiptarëve në Kosovë”, është përgjigjur Bajrami.

Sllamniku thotë se Hoxha nuk mund të ketë bërë diçka për Kosovën kur ai ka pasur këshilltarë Milladin Popoviqin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori