LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se sulmoi seksualisht një nxënëse, gjyakata e Ferizajt i cakton arrest shtëpiak arsimtarit nga Kaçaniku

Dyshohet se sulmoi seksualisht një nxënëse, gjyakata e Ferizajt i cakton arrest shtëpiak arsimtarit nga Kaçaniku

Gjykata Themelore në Ferizaj ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.Xh., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale të sulmit seksual.

Në vend të paraburgimit, gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për Krime të Rënda ka vendosur masën e arrestit shtëpiak për të pandehurin, me kohëzgjatje prej një muaji.

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se më 28 gusht 2024, në një fshat të Komunës së Kaçanikut, në një objekt të shkollës fillore, R.Xh., arsimtar i muzikës, ka kryer sulm seksual ndaj një të miture nën 16 vjeç.


Ngjarja ndodhi kur e dëmtuara, nxënëse në shkollë, hyri në klasë për t’u përgatitur për një emision, kur arsimtari e përshëndeti duke ia zgjatur dorën, por më pas e tërhoqi afër duke e mbërthyer me dy duar dhe duke kryer sulm seksual.

Gjyqtari i procedurës paraprake vendosi për arrest shtëpiak, duke e konsideruar këtë masë të mjaftueshme për të siguruar praninë e të pandehurit gjatë procesit gjyqësor, duke u bazuar në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK).

Gjykata theksoi se, sipas ligjit, duhet të zbatohen masat më të lehta kur ato janë të mjaftueshme për të arritur qëllimin ligjor, duke shmangur masa më të rënda pa nevojë.

Palët janë njoftuar se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori