LAJMI I FUNDIT:

Dyshohej se “bënte plane” për të vrarë ish-presidentin Bush – autoritetet amerikane arrestojnë një burrë të lidhur me ISIS-in

Dyshohej se “bënte plane” për të vrarë ish-presidentin Bush – autoritetet amerikane arrestojnë një burrë të lidhur me ISIS-in

Një burrë i lidhur me ISIS është nën arrest për pjesëmarrjen e tij në një komplot të dyshuar për të vrarë ish-presidentin George W. Bush.

“Një shtetas irakian që jeton në Columbus, Ohio, është akuzuar federalisht për një krim emigracioni dhe për ndihmë dhe nxitje në një komplot për të vrarë ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, George W. Bush”, tha Departamenti i Drejtësisë në një deklaratë për shtyp të martën, shkruan Fox News, përcjell Telegrafi.

Deklarata shtoi se Shihab fillimisht erdhi në Shtetet e Bashkuara në shtator të vitit 2020 me një vizë vizitori dhe u paraqit për azil në mars të vitit 2021, i cili është në pritje të shqyrtimit.


Shihab, sipas Departamentit të Drejtësisë, shkëmbeu para me individë të tjerë në një përpjekje për të kontrabanduar ilegalisht shtetas të huaj në Shtetet e Bashkuara dhe në mënyrë specifike planifikoi të ndihmonte katër shtetas irakianë të hynin në Shtetet e Bashkuara përtej kufirit jugor për të ndihmuar në vrasjen e Bushit.

Dokumenti i akuzës thotë se Shihab nisi komplotin “në shenjë hakmarrjeje ndaj vdekjeve të Irakut gjatë “Operacionit Liria e Irakut”.

Është e paqartë nëse janë ndërmarrë ndonjë hap për të rritur sigurinë rreth ish-presidentit Bush. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori